Aleanca KuqeZi ka protestuar në dyert e Ministrisë së Bujqësisë ku disa akademikë të revoltuar kanë djegur gradat e tyre shkencore. Ata thanë se janë “të indinjuar nga militantizmi që pushtetit i shtetasit Sali Berisha ka mbushur administratën publike”.
Sekretari i Çështjeve Bujqësore në Aleancën KuqeZi, Ago Nezha, ka deklaruar se Ministria e Bujqësisë është kështjellë e korrupsionit dhe arkitekte e shkatërrimit të së ardhmes së bujqësisë.
“Ministria e Bujqësisë, kjo kështjellë e korrupsionit, strategjinë për të shkatërruar këtë sektor e nisi nuk shkatërruar tokat, vreshtat, plantacionet, serat, sistemet kulluese dhe vaditëse duke djegur mushkëritë e mjedisit, pyjet. Këta pushtetarë të korruptuar kanë shkatërruar dijen duke deformuar dhe shpërbërë institucionet kërkimore shkencore dhe duke nëpërkëmbur shkencëtarët. Ministria e Bujqësisë di të bëjë gjithçka, por vetëm ministrinë nuk e drejton dot, sepse brenda saj ka një staf të paaftë profesionalisht me në krye Genc Rulin, i cili e ka kthyer këtë dikaster në celulë të partisë shtet, ku kriter për punësimin nuk është më diploma, por tesera e partisë demokratike”, deklaroi Ago Nezha.
Më tej Nezha u shpreh më tej se “kjo ministri qëndron në këmbë mbi katër shtylla të fuqishme: Militantizmi, nepotizmi, klientelizmi dhe krahinarizmi. Kur të vijë dita, që nuk është e largët, këto katër themele do të jenë objektiv i shkatërrimit nga politikat zhvilluese bujqësore të ekspertëve, doktorantëve, profesorëve dhe profesionistëve të sektorit bujqësor që të shumtë janë mbledhur rreth Aleancës KuqeZi”,.
Lista e akademikëve, profesorëve dhe profesionistëve që në shenjë revolte dogjën gradat e tyre:
Prof. Haktor Veshi,
Prof.Dr. Fadil Daci,
Prof.Dr. Ago Nezho,
Prof.Dr. Beg Musta,
Dr. Ali Coku,
Dr. Polo Cakalli,
Dr. Adriatik Leka,
Master Drini Nezha,
Master Irfan Gjeci,
Per”Alba – Dansk” Shkodrani
Leave a Reply