
Ah, perëndimin e diellit nuk e dua,
Që në vogëlì, errësirën e kam frikë,
Ndizmë o shpirt me të puthurat e tua,
Të marrësh flakë, të bëhem dritë…
Mos më lerë këtë natë në terr ,
Përzeje të ftohtin, zemër, të mos vuash,
Se në botë jemi si një gotë me verë,
Bëhet uthull sado e sido që ta ruash.
Dhe lëkura vyshket, forcat lënë me kohën,
Dallgët e jetës janë thinjat e bardha.
Dhe të duam, stinët nuk i ndalim dot,
Jemi kalimtarë në jetë, si gjithë qeniet e gjalla.
Ndaj puthmë sonte, puthmë si atëherë,
Kur si çapkën më mbyte me puthjen e zjarrtë,
Puthja çdo moshe i sjell veç pranverë,
Puthja magjishëm bën çdo stinë të artë.
Edlira Doko
TITULLIMET E VITIT 2013
POETJA, EDLIRA DOKO , VLORE , ALBANIA,
ME BANIM NE ITALI PROPOZOHET NGA AKADEMIA ALTERNATIVE PEGASIANE:
“KRIJUESJA E VITIT 2013 E LNPSHA ” PEGASI ” ALBANIA
Burimi – Facebook


Leave a Reply