
Sipas sociologëve, nisur nga ky fakt dashuria romantike nuk është garanci për një martesë të qëndrueshme…Në kohë moderne, mblesëria duket si një dukuri e tejkaluar prej kohësh, por ja që realisht bashkon në martesë çifte ende. Tradita e martesave me mblesëri është një zakon i vjetër, ku në disa zona si Mirdita në veri të vendit bëhej që në djep. Deri rreth fillimit të viteve 1970 zakoni kërkonte që mosha e burrit të ishte më e madhe se e gruas, ndërsa një grua e ve mund të merrte një djalë të ri vetëm në rastet kur familja e djalit nuk kishte gra dhe i duhej në femër me eksperiencë. Kundërvajtja konsiderohej si çnderim dhe ana e djalin mund ta vinte nderin në vend duke vrarë një njeri nga familja e nuses. Për një vajzë të re familja e djalit jepte 20-30 napolona. “Në Shqipëri, kurrë nuk pyeten zemrat e vashave, kur është fjala për martesë, prindërit bëjnë si duen vetë me to. Të ankohej ose të reagonte kundër vullnetit atëror, kjo gjë do të ishte një krim që vajza e ndershme nuk do të guxonte kurrë ta bënte”, shkruante Pashko Vasa.
Kjo formë e mblesërisë është e kaluar në kohët e sotme dhe është zëvendësuar nga një formë moderne e martesave me mblesëri ku ndërmjetësi është “institucion” më vete. Sipas sociologëve, në kohët e sotme gjithnjë e më shumë ka filluar të zëre vënd një mënyrë e re jetese që merr parasysh kushtet e tregut që kushtëzohen nga faktorë që lidhen me punësimin, me të ardhurat apo sigurinë e jetës. Ajo që më parë quhej martesë me shkesi sot quhet martesë me rekomandim me njohje të ndërmjetsve, e cila gjithnjë e më shumë po zë vend në lidhjet e sotme martesore. Sipas sociologëve, që në fillesat e këtij zakoni martesat me mblesëri realizoheshin duke marrë në konsideratë ndershmërinë e familjes, emrin që ajo kishte, etj. Ndërkohë që në vitet e sotme në lidhjet me shkesi i kushtohet mjaft rëndësi edhe mundësisë te të ardhurave për të mbështetur ekonomikisht familjen.
Që prej fillimit të tyre e deri më sot mblesëritë kanë ndryshuar. Pas viteve ’90 edhe pse u rrit individualizmi i të rinjve dhe zgjedhjet e tyre të pavarura ajo që bie në sy është harta e zgjerimit të lidhjeve, duke synuar edhe martesat me të huaj. Për shumë njerëz martesat me mblesëri janë dëshmi e prapambetjes, ndërsa për të tjerë edhe ata që i pranojnë përsëri janë pre e rekomandimeve.
Studimet në botë konfirmojnë se biologjikisht, arsyet pse dashuria romantike zbehet, gjenden në mënyrën se si truri ynë përgjigjet ndaj bollëkut dhe fluksit të dopaminës që shoqëron pasionin dhe na bën të fluturojmë. Sipas sociologëve, nisur nga ky fakt dashuria romantike nuk është garanci për një martesë të qëndrueshme. Martesa me shkesi, konsiderohet si pozitive kryesisht nga një moshë e rritur, mbi 35 vjeç që deri në atë moshë nuk kanë mundur të gjejnë partnerin e tyre të jetës. Ndërsa për shumë të rinj, martesa me shkesi është një shkelje e lirisë dhe për një vendim të tillë ka shumë rëndësi ndjenja për partnerin apo partneren. Për sa kohë që martesa bëhet me pëlqimin e vajzës edhe të djalit, kjo është një zgjedhje personale që nuk mund të gjykohet.
Problem mbeten martesat me detyrim, edhe pse për ata që jetojnë në Tiranë apo qytete të mëdha duket një fenomen i pamundur, shfaqet ende në zonat rurale. Mendohet se rreth 12 milion vajza të mitura martohen çdo vit në mbarë botën, në Indi, Afganistan, Jemen e Etiopi
Burimi: ikub.al


Leave a Reply