Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur pasditen e djeshme në qendër të Tiranës. Një gërvishtje e vogël e një makine ka prodhuar një sherr banal, që arriti deri në përdorimin e sendeve të forta e në dhunë fizike. 3 efektivë policie, të veshur civilë, të cilët po lëviznin me një makine tip BMË me targa gjermane, kanë parakaluar me shpejtësi dhe kanë gërvishtur një autobus që transportonte punonjësit e një firme private. Sapo autobusi ka ndaluar në stacion, efektivet e policisë, që dyshohet të jenë efektive të njësisë operacionale, kanë zbritur nga makina dhe e kanë goditur shoferin me tytën e pistoletës, ndërsa kanë thyer xhamat e autobusit. Kanë qenë banorët e lagjes dhe kalimtarët e rastit që kanë njoftuar policinë. Me të mbërritur në vendngjarje, forcat e rendit kanë dalë në mbrojtje të shoferit të paarmatosur dhe kanë nisur të konfliktohen me policët civile. Këta të fundit madje kanë nxjerrë edhe armët e zjarrit, por fatmirësisht asnjë palë nuk ka qëlluar. Gjithë konflikti ka zgjatur për rreth 30 minuta, duke shkaktuar panik si dhe bllokim të trafikut. Nga dëshmitë e para mësohet se kanë mbetur të plagosur lehtë 2 policë si dhe shoferi i autobusit, i cili mësohet se është në gjendje më të rëndë. Bluzat e bardha njoftojnë se gjendja e dy të plagosurve është normale, ndërkohë që shoferi ndodhet në gjendje kritike. Në vendngjarje ka mbërritur një grup hetimor dhe ekspertë të mjekësisë mjeko-ligjore, për të këqyrur njollat e gjakut dhe gjurmët e lëna pas sherrit, pasi personat në sherr e sipër kanë thyer edhe xhamat e mjeteve që ndodheshin të parkuara.
Tiranaobserver
Per”Alba – Dansk” Shkodrani


Leave a Reply