
Kerkimet ikonografike dhe studimet rreth PLISIT tone Shqiptar, vazhdojne. Neqoftese ju kujtohet, ne publikimin qe para pak javesh bera mbi PLISIN, —->(http://orashqiptare.blogspot.it/2013/06/plisi.html) perveç origjines dhe traditave mije vjeçare qe populli yne kultivonte ne simbolin e PLISIT, nginja dhe nje argument tjeter ate te mundesise jo te vogel qe egzistonte, qe romaket dhe Vatikani, te ken kopjuar nga PLISI yne. Kete deshmi po e paraqes me kete foto e cila eshte mjaft bindese, pasi PLISI eshte identik.
Po shkepus nje pjese nga publikimi im i ketij artikulli.
Sa me teper te studjohet dhe te analizohet çeshtja e plisit-qeleshes, aq me shume fillon te marre dimensione historike dhe gjeografike gjithmon e me te medha. Kesaj radhe do flasim per nje fenomen qe perfshin aspektin Kristian, me konkretisht ate katolik. Po bej nje parashtese duke shtuar se, nuk jemi në gjendje qe të konfirmojme me egzaktesine me te madhe, se a ka dhe ne ç’baza mbeshteten legjendat popullore mbi kapelen e klerikëve katolikë, pamvarësisht nga rangu i hierarkise qe ata kane. Gjatë meshës në kishë mbajnë kësula të bardha në formë plisi-qelesheje të tipit shqiptar. Madje të tillë i mban edhe vetë pontifiku katolik në Romë, papa.
Ndoshta kjo traditë popullore mbështetet në këto fakte historike.
Dihet mirë se pas pushtimit të tokave ilire në Ballkan, romakët moren prej nesh shumë gjëra nga kultura materiale, duke përfshirë edhe pjesë të ndryshme të veshjeve popullore.
Le te vazhdojme te qendrojme akoma ne periudhen dhe token romake, duket se një dhoj këmishe ose pelerine, që romakët e quanin tunika (tunica) e moren nga fisi dalmat i ilirëve, sepse atë e quanin dalmatika (dalmatica). A është e mundur të kenë përvetësuar edhe kësulën e bardhe ilire? Më vonë kjo veshje, duke pësuar ndryshime, dalë e ngadalë doli nga përdorimi i përditshëm. Ajo u ruajt dhe qendroi duke u përdorur vetëm në kishën katolike (e cila per vete rolin qe kishte, ate konservator, ne krahasim me jeten publike romake) dhe ruhet akome sot e kesaj dite dhe quhet dalmatika. Kesula jone, hyn në përdorim ose vishet nga priftërinjte, vetëm gjatë meshës.
Papë Klimenti XI (papa me prejardhje shqiptare), shekulli XVIII.
Në krijimin e gojdhanës për kësulën e bardhë të papës që i përngjet plisit-qeleshes tonë të rrumbullakët (jo e atij me maje të theksuar), mund të ketë ndihmuar edhe një fakt tjetër i njohur historik. Ky fakt është se në fillim të shekullit XVIII u zgjodh papë Klimenti XI, që kishte prejardhje shqiptare, i fisit Kelmend. Me iniciativën e tij, më 1703 u mbajt një konzilium i peshkopëve të Shqipërisë, ku u muar vendimi që literatura kishtare të përhapej në gjuhën shqipe.
Po te analizojme dhe ti thellojme te gjitha ato që thamë më sipër, se papët me të vërtetë mbajnë kësulë të bardhë të rrumbullakët, shumë të ngjashme me plisin shqiptar, atëherë mund te dale nje teze plotësisht me e qartë, se nga rrjedhin këto gojëdhëna popullore. Duhet investuar me teper ne kerkimet e studimet e kultures tone te lashte, ne menyre te tille e bejme ate me te njojtur ne nivelet internacionale dhe e ruajme nga vjedhjet dhe imitimet e fallcifikatoreve tane fqinje.
Ndërgjegjësimi i kulturës shqiptare është mënyra më e mirë për të ruajtur traditat tona e të stërgjyshëve te lashtëve Pellazgo-Ilire. Shqiptarët e Kosoves dhe te Maqedonisë së lashtë, (që nuk ka të bëjë me atë vënd sllav) kanë bëre hapat e para për të ruajtur simbolet tona që paraardhësit tanë kane lënë në histori. Për këtë arsye duhet qe plisi-qeleshja Shqiptare, të perkujtohet në të gjitha rajonet e Shqiperisë, dhe jo vetem në Kosovë dhe Maqedoni. Ka ardhur koha, qe te veprojme dhe te mendojme si nje komb i vetem, pasi kemi nje kulture, te njejtat zakone dhe tradita. Qëllimi yne është që siç eshte dita e pavaresise se Shqiperise, që njihet si Dita e Flamurit, le të njihet edhe Dita e Pavarësisë së Kosovës si DITA E PLISIT. DITA E PLISIT, do nderoje simbolin dhe kulturen e te lashteve Ilire. Kur nje popull, nuk njeh te kaluaren e tij, nuk mund te perfytyroje dhe te ndertoje te ardhmen e tij. Kur te ngreme flamurin Shqiptar per diten e pavaresise, le te fiksojme ne memorjen tone, se per ne shqiptaret ka lindur nje dite e re, ajo e dites se plisit-qeleshes, e cila do jete e lidhur ngushte me diten e pavaresise te Kosoves.
Populli i zgjedh vete ditet qe do festoje dhe as nje nuk ka te drejten qe ti shtoje apo ti heqe ditet simbolike qe ai do te perkujtoje. Ky simbol, midis shume simbolesh te tjera, i ka shoqeruar stergjysherit tane ne te gjithe historine e lavdishme te tyre, e cila ka ardhur deri ne ditet tona. Nuk me ngelet gje tjeter, veç tju uroj te gjithe shqiptareve dhe ti uroj vetes time GEZUAR DITEN E PLISIT.
Nga : Gjergji Ansatasi.


Leave a Reply