
Në emër të Zotit, mjithëmëshirëshimit, mëshirëplotit. Përshëndetje për ju lexues të nderuar, jemi pranë jush me edicionin e radhës “Irani në pasqyrën javore”. Sëpari do të paraqesim një prezantim të shkurt të zhvillimeve më të rëndësishme të Iranit, ndërsa në vazhdim do të paraqesim edhe një analizë të shkurtë.
Vrasja e disa pjesëtarëve të forcave kufitare në rajonin Saravan në juglindje të Iranit nga një grup terrorist; fillimi i rautndit të ri të negociatave të Iranit dhe ANEA-s, si dhe vizita e Lakdar Brahimit, i dërguar special i OKB-s dhe LA-s për çështjen e Sirisë, në Teheran, konsiderohen disa prej ngjarjeve më të rëndësishme informative të Iranit. Ndërsa në sektorët tjerë ngjarjet më të rëndësishme informative mund të veçohen si në vijim: Parlamenti Islamik i Iranit të dielën ka mbajtur seancën plenare për të shqyrtuar çështjen e propozimit të Ali Asghar Fani, Reza Faraxhi Dana dhe Sejed Salehi Amiri për ministra në Ministrinë e Arsimit dhe Edukimit, Ministrinë e Shkencave, Hulumtimeve dhe Teknologjisë, si dhe për Ministrinë e Rinisë dhe Sporteve. Ministrat e propozuar nga presidenti iranian z. Hasan Ruhani në Parlamentin Islamik të Iranit vetëm dy prej tyre arritën të marrin votëbesimin. Ali Asghar Fani me 185 vota pro dhe Reza Faraxhi Dana me 159 vota pro arritën të marrin votëbesimin e Parlamentit Islamik për të marrë postin e Ministrisë për Arsim dhe Edukim dhe të Ministrisë për Shkenca, Hulumtime dhe Teknologji në qeverinë e re të Republikës Islamike të Iranit. Reza Salehi Amiri në seancën parlamentare për marrjen e votëbesimit arriti të marrë vetëm 107 vota pro të cilat nuk i mjaftuan për marrjen e pëlqimit të Parlamentit Islamik që të hyjnë në qeverinë e re të Iranit në postin e ministrit për rini dhe sport.
Në arenën sportive; ekipi i mundjes i forcave të armatosura të Iranit ka marrë pjesë në kampionatin e 28-t botëror të forcave ushtarake në sportin e mundjes i cili është zhvilluar në Teheran, i cili duke fituar tre medalje të arta, një të argjend dhe me 68 pikë mori vendin e parë dhe u shpallë kampion i këtyre garave. Pas ekipit iranian, ekipi i Kazakistanit me një medalje argjendi dhe tre bronzi dhe 48 pikë, zuri vendin e dytë, ndërsa vendi i tretë i takoi ekipit të Kinës me një medalje ari, dy bronzi dhe me 42 pikë. Në këtë kampionat kam marrë pjesë 13 ekipe dhe 35 sportistë ushtarak. Ngjarje tjetër në arenën sportive është zhvilluar të dielën, ditën e fundit të Kampionatit të 80-t Botëror të Peshëngritjes në Poloni,.Bahadar Mola’i, peshëngritës i kategorisë plus 105 kg të ekipit të peshëngritjes së Iranit, fitoi dy medalje të artë dhe të argjend në këtë Kampionat Botëror në Poloni. Medalja e parë për ekipin iranian në Kampionatin Botëror të Peshëngritjes në Poloni erdhi nëpërmjet Muhamed Reza Barari” në kategorinë 105kg. Ekipi kombëtare iranian i të rinjve në total me 442 pikë, pas ekipit të Rusisë dhe Kinës, zuri vendin e tretë në këtë kampionat botëror. Rusia dhe Kina me 580 pikë, gjegjësisht me 505 pikë fituan vendin e parë dhe të dytë në këtë kampionat. Ekipi sportiv iranian në Vusho gjithashtu në këtë javë me gjashtë medalje, u kthye në Iran nga turneu i Kambet Games që është zhvilluar në Rusi. Ceremonia për ndarjen e titujve për kampionët e Kampionatit Botëror është zhvilluar në Shën Petersburg të Rusisë. Medaljet për fituesit e këtij kampionati janë ndarë nga z. Mahdi Alinezhad, kryetar i Federatës Iraniane të Vusho-s.
Siç theksuam në përmbledhjen e lajmeve, të premten e kaluar grupet terroriste organizuan një pritë kundër rojeve kufitare të Iranit në rajonin Saravan duke martirizuar 14 prej tyre dhe duke plagosur 6 të tjerë. Gjeneral Brigade “Hossein Zolfaghari,” Komandanti i Policisë Kufitare të Iranit, në një intervistë për shtyp në Teheran, tha: Sipas informacioneve të besueshme, grupet terroriste po financohen nga disa vende të rajonit dhe jashtë rajonit. Sipas dëshmive të mbledhura, është e qartë se sulmuesit nga ana e kufijve të Pakistanit kanë hyrë në territorin e Republikës Islamike të Iranit; autoritetet e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Iranit i kanë dorëzuar një notë proteste të ngarkuarit me punë në ambasadën e Pakistanit në Teheran. Shefi i përgjithshëm i Zyrës për Azinë Perëndimore në Ministrinë e Punëve të Jashtme në një takim me të ngarkuarin me punë në ambasadën e Pakistanit në Teheran, kërkoi fuqimisht nga qeveria e këtij vendi që të marrë menjëherë masat përkatëse në bazë të marrëveshjes për bashkëpunim në fushën e sigurisë dhe traktatit për ekstradimi e kriminelëve mes dy vendeve, për arrestimin dhe dënimin e autorëve të këtij krimi të cilët janë arratisur në Pakistan. Elementët e mbetur e grupit terrorist të quajtur “Rigi” deri më tani ka kryer disa akte terroriste në kufijtë lindorë të Iranit. Shpërthimi në Xhaminë Amirul-Muminin në qytetin Zahedan në maj të vitit 2009, sulme kamikaze në Xhaminë Kryesore të qytetit Zahedan në korrik të viti 2010, sulme kamikaze në qytetin Pishin të Bashkisë së qytetit Sarbaz në tetor të vitit 2009, janë krimeve që janë kryer nga ky grup terrorist. Abdul Malik Rigi, udhëheqës i këtij grupi terrorist, u ekzekutua në qershor të vitit 2010 tre vjet më parë pasi u arrestua nga forcat iraniane të sigurisë, u gjykuar dhe u dënua për krime të luftës dhe korrupsion. Ai ishte dënuar për 79 raste kriminale. Hasan Ruhani, presidenti i Iranit i kërkoi ministrit të brendshëm që menjëherë të formojë një komitet special dhe duke bashkëpunuar me policinë iraniane, të hetojë këtë krim. Ruhani gjithashtu kërkoi nga Ministria e Punëve të Jashtme të Iranit të marrë masat e nevojshme për të ndjekur zbatimin e marrëveshjes së sigurisë mes Iranit dhe Pakistanit si dhe të raportojë rezultatet.
Ahmed Shahid, raportuesi special i Këshillit për të Drejta të Njeriut të OKB-së në lidhje me gjendjen e të drejtave të njeriut në Iran, javën e kaluar, ka paraqitur raportin e tij të dytë për vitin 2013 rreth gjendjes së të drejtave të njeriut në Iran. Ahmed Shehid në këtë raport ashtu si në të kaluarën, pasi që ka përsëritur pretendimet e qëllimshme e tij, pretendoj se në Iran akoma po vazhdon shkelje e të drejtave të njeriut, ndërsa qeveria iraniane gjatë vitit të kaluar ka vazhduar diskriminimin gjinor, abuzimin me të drejtat civile, me të drejtat politike, ekonomike, sociale dhe kulturore të popullit iranian. Përfaqësia e Përhershëm e Republikës Islamike të Iranit në OKB ka refuzuar akuzat e bëra nga raportuesi special i Këshillit për të Drejta të Njeriut të kësaj organizate, ndërsa pretendimet e tij i ka quajtur si një raport i padrejtë, i motivuar politikisht dhe i pa bazuar në realitetet e Republikës Islamike të Iranit. Marzieh. Afkam, zëdhënësja e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Iranit, gjithashtu duke reaguar ndaj raportit, duke theksuar se Republika Islamike e Iranit nuk pranon që gjendja e të drejtave të njeriut të vlerësohet në bazë të një raporti të njëanshëm dhe me motive politike, theksoi se RII emërimin e raportuesit special për të drejtat e njeriut në Iran nga OKB e konsideron si një fyerje ndaj kombit iranian dhe si të tillë nuk e njeh atë zyrtarisht. Zëdhënësja e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Iranit tha se emërimi i reporterit special ishte plotësisht një motiv politik dhe është rezultat i një procesi të përzgjedhjes që është ndjekur nga disa vende të caktuara në Këshillin e të Drejtave të Njeriut. Afkam duke thënë se burimet në të cilat është bazuar ky raport, kanë qenë grupet terroriste dhe të dhunshme; theksoi se ndikimi i raportuesit nga disa qëndrime dhe politika të një anshme politike është bërë pengesë kryesore për të kuptuar në mënyrë reale dhe të paanshme realitetet dhe zhvillimet progresive të Republikës Islamike të Iranit siç është prania e madhe e qytetarëve iranianë në zgjedhjet presidenciale të qershorit.
Lakdar Brahimi, i dërguari special i sekretarit të përgjithshëm të OKB-së për krizën Siri, këtë javë ka zhvilluar një vizitë në Republikën Islamike të Iranit për t’u takuar dhe biseduar me funksionarët iranianë rreth organizimit të konferencës ndërkombëtar Gjenevë-2 si dhe krijimin e rrethanave për t’i dhënë fund dhunës dhe konfliktit në Siri. Ai, para se të udhëtonte për në Iran, ka zhvilluar vizita edhe në Egjipt, Kuvajt, Irak, Turqi dhe Katar ku u takua dhe ka biseduar me zyrtarë rreth organizimit të konferencës ndërkombëtare Gjeneva-2. Hasan Ruhani, president i RII, të dielën ka pritur në një takim Lakdar Brahimi ku deklaroi se duket se ekziston një konsensus më i madh rreth dy çështjeve në Siri. Gjëja e parë është se pothuajse të gjitha palët e përfshira në këtë konflikt e konsiderojnë të papranueshme praninë e terroristëve në vende të ndryshme, vrasjen për çdo ditë e më tepër të civilëve sirianë në skena të ndryshme të këtij konflikti, shpërnguljen e miliona refugjatëve si dhe shkatërrimin e pronave publike në këtë vend; prandaj ata besojnë se ky konflikt ka pasur ndikime negative në rajon. Çështja e dytë është konsensusi publik në faktin se e ardhmja e Sirisë duhet të bazohet në votën e qytetarëve në zgjedhje të lira me pjesëmarrjen e të gjitha palëve. Përfaqësuesi special i sekretarit të përgjithshëm të OKB-së në Siri gjatë takimit me funksionarët e qeverisë iranianë theksoi për nevojën e pjesëmarrjes së Republikës Islamike të Iranit në konferencën ndërkombëtare Gjenevë – 2. Ai deklaroi se Irani ka rol të rëndësishëm në zgjidhjen e krizës së Sirisë, prandaj prania e tij në konferencën ndërkombëtare Gjenevës 2 do të jetë konstruktive. Konferenca ndërkombëtare Gjeneva-2 do të mbahet në mes të nëntorit 2013 me praninë e përfaqësuesve të qeverisë siriane dhe opozitës siriane. Muhamed Xhevad Zarif, ministër i punëve të jashtme të Iranit, në takim me Lakdar Brahimi theksoi se Republika Islamike e Iranit mbështet çdo lloj iniciative për zgjidhjen e krizës siriane si dhe çfarëdo alternative që do të ndihmojë zgjidhjen e krizës në Siri duke marrë parasysh rolin e popullit sirian në këtë drejtim. Prandaj RII do të përdorë të gjithë kapacitetin e saj që të ndihmojë në progresin e këtij proces. Kriza në Siri mund të konsiderohet si kërcënimin më i madh për sigurinë rajonale. Duke pasur parasysh rëndësinë e kësaj çështje, funksionarët iranianë insistojnë se asnjë zgjidhje ushtarake nuk ekziston për këtë krizë, prandaj ajo duhet të zgjidhet vetëm me anë të një procesi paqësor dhe politik.
Të hënën ka filluar raundi i ri i bisedimeve midis Iranit dhe Agjencisë Ndërkombëtare për Energji Atomike në Vjenë të Austrisë. Para se të fillojë ky takim, Abas Erakçi, kryesues i ekipit negociator bërthamor të Iranit, ka zhvilluar një takim me Jokia Amano, drejtori i përgjithshëm i Agjencisë Ndërkombëtare për Energji Atomike (IAEA) në Vjenë. Erakçi nënvizoi se bashkëpunimi dhe sqarimi i dilemave kanë qenë tema të diskutuara në takimin me Amano, ndërsa shtoi: Të dyja palët në këto bisedimet do të diskutojnë edhe gjendjen më të fundit të procesit të negociatave midis Iranit dhe Grupit 5 +1. Kryesia e delegacionit iranian në negociatat me Agjencinë Ndërkombëtare për Energji Atomike është me “Reza Naxhafi,” ndërsa delegacionin e ANEA-s në këto negociata e kryesoi Herman Nakarts. Ekipet negociatore të Irani dhe Grupit 5 +1 përbëhen nga ekspertë bërthamorë, të shkencës dhe çështjeve të sanksioneve të cilët diskutuan të mërkurën dhe të enjten më 30 dhe 31 tetor. Ekspertët iranian në këtë delegacion vijnë nga tri ministritë iranian ajo e naftës, industrisë, miniera dhe tregtisë, si dhe nga Ministria e Transportit, si dhe nga Banka Qendrore e Iranit, dhe nga Organizata për Energji Atomike e Iranit. Irani dhe Grupi 5 +1 në negociata e zhvilluara më 15 dhe 16 tetor në Gjenevë të Zvicrës ranë dakord që para fillimit të raundit të ardhshëm të këtyre negociatave më 7 dhe 8 nëntor, të zhvillohet një raund i bisedimeve në nivel të komiteteve të ekspertëve bërthamorë, shkencor dhe të çështjeve të sanksioneve për të zgjidhur mosmarrëveshjet mes dy palëve dhe të japë rezultatin e këtyre bisedimeve negociatorët kryesore me dy palëve. Politika e deklaruar dhe strategjike e Iranit është hartuar për të ndihmuar ecjen përpara të bisedimeve konstruktive brenda të drejtave bërthamore legjitime të këtij vendi për ndërtimin e mirëbesimit. Bisedimet e Iranit dhe Grupit 5+1 në nivel ekspertësh janë përmbajtësore, ndërsa si të tilla konsiderohen një hap paralel me bashkëpunimet e Iranit me ANEA-n në mënyrë që të arrihet në një zgjidhje përfundimtare.
albanian.irib.ir/radioculture/iran


Leave a Reply