
E hëna e 28 Mordadit 1392 që përkon me 19 Gushtin 2013, është dita e grushtit të shtetit të Amerikës kundër qeverisë së asaj kohe në Iran. Më 28 Mordad të vitit 1332 që përkon me Gushtin e vitit 1953, është dita kur Anglia dhe Amerika së bashku me disa elementë të varur prej tyre të regjimit të Shahut, rrëzuan qeverinë e Muhamed Mosadekut, ish kryeministrit iranian dhe në vend të tij vendosën Muhamed Reza Pahlavi, një prej elementëve të varur prej Amerikës.
Pushteti i këtij të fundit përfundoi pas 25 vitesh me lëvizjen e madhe të popullit iranian më 22 Bahman të vitit 1357, lëvizje e cila i dha fund pallatit të shtypjes dhe sundimit. Më 28 Mordad të vitit 1332, disa pjesëtarë të ushtrisë të kryesuar nga Fazllullah Zahedi, u ngritën për të rrëzuar qeverinë e dr. Muhamed Mosadekut dhe në këtë mënyrë Muhamed Reza Shah Pahlavi i cili pas dështimit të grushtit të shtetit të 25 Mordadit kishte shkuar në Romë, menjëherë rivendosi sundimin e tij despotik. Grushti i shtetit i 28 Mordadit 1332 dhe rrëzimi i qeverisë legjitime të dr. Mosadek, u planifikua dhe orkestrua nga shërbimet informative të Amerikës dhe Anglisë. Pikërisht kjo ngjarje tregoi qartë se perëndimi si pretendues i mbrojtjes së demokracisë, sa herë që e sheh të nevojshme, për plotësimin e interesave të tij shkel hapur principe si demokracia dhe pushteti popullor dhe në këtë rrugë nuk lë pa përdorur as elementë vandalë. Pasi qeveria angleze në instanca gjyqësore dhe ato ndërkombëtare nuk arriti të fitojë kauzën e naftës me Iranin, në bashkëpunim me Amerikën thuri grushtin e shtetit kundër qeverisë Mosadek. Përgjatë 6 dekadave nga kjo ngjarje, shumë analistë dhe historianë, si dhe shumë sisteme shtetërore të mbështetura në çështjet politike të ditës, kanë trajtuar grushtin e shtetit në fjalë. rrëzimi i qeverisë nacionaliste Mosadek, ishte rezultat i një komploti të huaj dhe perdja e dytë e grushtit të shtetit Ajax, i cili tentoi të fitonte 4 ditë më parë, por pa sukses. Agjencia BBC dhe Foreign Policy, njëkohësisht me 28 Mordadin, përvjetorin e grushtit të shtetit në Iran, kanë publikuar disa dokumente në të cilat vihet re implikimi i drejtpërdrejtë i Amerikës në realizimin e këtij grushti shteti kundër qeverisë së ligjshme iraniane. Këto dokumente janë nxjerrë nga arkiva e CIA-s amerikane, në kohën kur kanë kaluar 6 dekada nga grushti i shtetit të 28 Mordadit. Nxjerrja e këtyre dokumenteve nga arkiva e sigurisë kombëtare, është bërë me kërkesën për qarkullimin e lirë të informacioneve. Një pjesë e këtyre dokumenteve për herë të parë janë publikuar në vitin 1981.
Por pjesa më e rëndësishme e tyre është mbajtur e fshehur gjer më sot. Në këto dokumente thuhet qartazi se grushti i shtetit që rrëzoi qeverinë e dr. Mosadek, është drejtuar nga CIA, si pjesë e veprimeve të politikës së jashtme të Amerikës. Kanali televiziv BBC i cili është themeluar nga ana e qeverisë angleze dhe drejtohet me buxhetin shtetëror, ka nisur punën në vitin 1922. Që nga ajo kohë e deri më sot ky kana shërben si mjet i qeverisë për realizimin e objektivave të politikës së jashtme të Londrës. Kanali BBC që nga viti 1940 hapi departamentin e gjuhës perse dhe në këtë mënyrë ndikoi shumë në formimin e opinionit publik në Iran. Ky kanal në grushtin e shtetit të vitit 1953 të njohur me emrin grushti i 28 Mordadit, i ka qëndruar pranë ministrisë së jashtme të Anglisë. Kur kryeministri i atëhershëm iranian dr. Mosadek mori vendim për kombëtarizimin e industrisë së naftës, Anglia humbi interesat e saj në Iran dhe pas kësaj për rrëzimin e qeverisë legjitime të Iranit e cila kishte ardhur në pushtet në përputhje të plotë me standardet juridike, mori ndihmë nga Amerika. Sipas dokumenteve të lartpërmendura, shprehjet e koduara të përdorura nga mbreti i Iranit për nisjen e grushtit të shtetit, janë transmetuar nëpërmjet programit të radios BBC në gjuhën perse. Në atë kohë spikeruesi, programin e tij niste pikërisht me këtë shprehje ” Pikërisht tani, është mesnatë”. Shahu i Iranit duke dëgjuar këtë shprehje, krijoi bindjen e tij të plotë për mbështetjen e Anglisë dhe të Amerikës rreth planit të tij për realizimin e grushtit të shtetit. Në këtë mënyrë ai dha urdhër për rrëzimin e dr. Mosadek, ish kryeministër i Iranit dhe zëvendësimin e tij me lejtnant Fazllullah Zahedi. Ky zëvendësim u realizua me anë të grushtit të shtetit të 28 Mordadit. Aktualisht Londra është e shqetësuar nga fakti se publikimi i më shumë dokumenteve që qartëson grushtin e shtetit të projektuar nga CIA amerikane me emrin Tp Ajax , apo siç quhej nga ministria e jashtme e Anglisë ” Operacioni i Çizmes”, do të bëhet shkak për shtimin akoma më të madh të mosbesimit të iranianëve kundrejt qëllimeve të politikave të jashtme të Anglisë. Deri më sot as Amerika dhe as Anglia nuk i kanë kërkuar falje popullit iranian për shkak të grushtit të shtetit të 28 Mordadit që haptazi ishte shkelje e të drejtave të njeriut dhe e lirive themelore në Iran. Përsa i përket kësaj çështjeve është prononcuar vetëm një prej funksionarëve të Anglisë. Xhek Strou në vitin 2009, lidhur me grushtin e shtetit të 28 Mordadit në Iran është shprehur vetëm me disa fjalë të thjeshta dhe thotë ” Roli ynë nuk ishte një rol i bukur”. Vitet e fundit shumë ish funksionarë amerikanë dhe anglezë kanë shkruar artikuj dhe libra rreth grushtit të shtetit të 28 Mordadit dhe kanë pohuar implikimin e tyre në këtë grusht shteti. Mirëpo siç shkruan Foreign Policy, edhe pse kanë kaluar shumë vite nga publikimi i dokumenteve dhe fakteve mbi këtë rast, ashtu siç nuk dihet shkak i ruajtjes sekret të tyre, nuk dihet as shkak i ndërhyrjes së CIA-s amerikane në grushtin e shtetit të 28 Mordadit në Iran.
albanian.irib.ir


Leave a Reply