Një aksident i rëndë ka ndodhur në orët e para të ditës së sotme, ku një familje shqiptare është aksidentuar në Greqi. pjesëtarët e një familje kanë humbur jetën. Ngjarja e rëndë ka ndodhur 2 km larg pikës kufitare të Kakavijës në tokën greke. Mësohet se si pasojë e aksidentit humb jetën një emigrant shqiptar ndërsa janë plagosur tre persona te tjerë. Policia greke bën të ditur se ka humbur jetën drejtuesi i mjetit, një shtetas shqiptar i moshës 41 vjeç, dhe është plagosur rëndë një grua e moshës 66 vjeçe.
Me dëmtime më të lehta po kurohen, një fëmijë e moshës 5 vjeç dhe një grua tjetër, 40 vjeçe. Sipas policisë së Delvinakit, të plagosurit ndodhen në spitalin universitar të Janinës, dhe gjendja e tyre nuk paraqet rrezik jetën. Sipas policisë, aksidenti ka ndodhur në ora 01.45 pas mesnate, në kilometrin e 54-t të rrugës Janinë Kakavijë. Për shkaqe që ende nuk dihen, drejtuesi i mjetit ka humbur kontrollin dhe makina ka dalë nga rruga, duke rënë nga një urë në lartësi 4 metra. Makina “Ford” me targa greke është shkatërruar krejtësisht, ndërsa është dashur ndërhyrja e zjarrfikësve për nxjerrjen e viktimës dhe të të lënduarve. Policia po vazhdon hetimet për zbardhjen e shkaqeve dhe rrethanave, ndërsa nuk ka pranuar të bëjë të ditur emrin e drejtuesit të mjetit që humbi jetën.
/Shekulli Online/ E.L./


Leave a Reply