Fansat i kanë përzgjedhur që pikërisht ata dy të jenë çifti i vitit i estradës tonë për vitin 2013.
Me 3723 vota, Alban Skenderaj dhe Miriam Cani kryesojnë në listën e çifteve më të bukur për vitin që po e lëmë pas.
Grupi i njohur në Facebook “Artistët shqiptarë” ka një periudhë që filloi një sondazh për përzgjedhjen e çiftit të vitit, të gjithë fansat kishin mundësi të votojnë për të preferuarit e tyre, ndërsa epiteti i takoi Albanit dhe Miriamit.
Në vendin e dytë me 3635 vota u përzgjodhën Armanda Toska dhe Ermal Mamaqi, ndërsa në vendin e tretë u ranguan Nora Istrefi dhe Robert Berisha.
Top pesëshen e përmbyll diva e muzikës shqiptare Adelina Ismaili dhe i dashuri i saj Vali, me 2428 vota.
milingona.net
Leave a Reply