Një 22-vjeçar humb jetën, ndërsa një tjetër ndodhet në gjendje kritike
Tre të rinj shqiptarë janë përfshirë në një aksident të rëndë automobilistik të ndodhur në Kroaci.
Një 22-vjeçar ka humbur jetën, ndërsa dy të tjerë të cilët ndodheshin në të njëjtin automjet kanë mbetur të plagosur.
Aksidenti tragjik që i mori jetën 22-vjeçarit, ka ndodhur sot rreth orës 04:25, në autostradën “A1”.
Të plagosur kanë mbetur dy të rinj 25 dhe 29 vjeç. Njëri prej tyre ndodhet në gjendje të rëndë për jetën dhe po merr ndihmë mjekësore në Spitalin Universitar në Split, ndërsa tjetri që ka dëmtime të lehta ndodhet në spitalin Sibernik.
22-vjeçari, i cili ishte në drejtim të automjetit ka humbur kontrollin e makinës pas përplasjet me mbrojtësen e rrugës. Më pas makina tip “Ford” është përplasur me një shtyllë.
Shkak i aksidentit mendohet se janë kushtet atmosferike, pasi rruga ishte e mbuluar nga mjegulla. Për këtë shkak në shumë rrugë të Kroacisë është ndaluar qarkullimi i mjeteve të tonazhit të rëndë për 14 deri në 23 orë.


Leave a Reply