Atmosfera e qirinjve i jep shtëpisë shumë ngrohtësi. Përveçse për atmosferë ata janë shumë dekorativë, mund të kombinoni qirinj të përmasave dhe ngjyrave të ndryshme duke i dhënë një pamje tjetër shtëpisë.
Porcelanet e gjyshes. Vazot dhe pjatat e vjetra të porcelanit mund t’ju shërbejnë për mbajtëse qiriu. Në një vazo ose në një pjatë të rrethuar me kurora me lule natyrale ju mund të vendosni një qiri.
Dëshira për shumë dritë. Në Europen e Veriut, qirinjtë tashmë janë kthyer në një zakon dhe një art më vete. Mjaftojnë disa vazo prej qelqi të ricikluara nga vazot e reçelit apo turshive duke vendosur brenda tyre qirinj aromatikë. Për ta dekoruar më tej, brenda vazove prej qelqi ju mund të hidhni gurë të vegjël, oriz, guaska etj.
Atmosferë festash. Ju duhet një pjatë, e cila mund të jetë argjendi, qelqi, me ngjyra etj. Vendosni një pemë të vogël dhe rreth saj zbukurojeni me lule, boçe pishe, qirinj etj. Gjithashtu mund ta zbukuroni me fruta si shega për shembull, simbol i dëshirave të mira, të cilat rrethojnë qirinjtë ose me çdo lloj aksesori që ju dëshironi.
Ide të ricikluara. Nuk duhet të hidhni asgjë të vjetër nga aksesorët apo enët tuaja. Me to mund të krijoni mbajtëse qirinjsh shumë origjinalë.
Living.al
Leave a Reply