Edona: Klienti im më i madh është futbollisti Effenberg
Kjo që shihni është Edona James, dikur një djalosh nga Kosova që u arratis drejt Gjermanisë. Ajo ka pushtuar faqet e para të medieve gjermane për shkak të lidhjes së saj me futbollistin gjerman Effenberg.
Edona James është një nofkë e saj dhe jo emri i vërtetë.
24-vjeçarja ka sot një trup të hijshëm femre, pasi iu është nënshtruar dhjetëra operacioneve plastike.
Ajo ka thënë se klienti më i madh i saj është futbollisti i njohur gjerman Stefan Effenberg, me të cilin takohej disa herë në muaj.
“Effenberg pas pagesës më ka ftuar në shtëpinë e tij dhe ne kishim marrëdhënie me njëri-tjetrin edhe pse bashkëshortja e tij ishte e pranishme”,-rrëfen Edona.
Ajo thekson se një orë shërbimi kushton 1.000 euro. Edona nuk mohon që është tranvestite dhe shpjegon se para 6 viteve ka filluar të merret me prostitucion, duke krijuar kështu një rrjet të madh klientësh të klasës së lartë qoftë futbollistë, aktorë të kinematografisë apo politikanë shtetërorë.
Në intervistën për televizionin gjerman “RTL” ajo deklaron se është nga Kosova, nga një familje e varfër dhe qëllimi është që të ndihmojë familjen për të dalë nga skamja.
Effenberg ka paralajmëruar se do të ngrejë kallëzim penal për shpifje ndaj Edonës.
Gazeta e njohur e yjeve gjermane “Closer” vërteton se Effenberg kishte dhe ka lidhje me Edonën duke sjellë fakte të ndryshme para lexuesve.
/Shekulli Online/ E.B./


Leave a Reply