Kryesia e Shoqates “Alba – Dansk” i percjell ngushllimet me te sinqerta familjes se te ndjerit,shokeve dhe miqve te tij. Po ashtu edhe Partise Demokratike Shqiptare dhe Parlamentit te Shqiperise. Humbja e Z. Olldashi eshte nje humbje e madhe per te gjithe ne. Ai ishte nje njeri qe punoi me shume pasion dhe vullnet ne te gjitha detyrat qe iu ngarkun. Deputet i Kuvendit Popullor qe ne vitin 2001 detyre te cilet e la ne mes .Pushofte ne paqe. Ngushllime.
Kryesia e Shoqates “Alba – Dansk”
Kopenhage-Danimarke,21.11.2013.
____________________________________________________
Deputeti i Partisë Demokratikë, Sokol Olldashi ka humbur jetën në një aksident rrugor në aksin Tiranë-Elbasan. Ministria e Brendshme ka konfirmuar se është trupi i Olldashit ai i cili është gjetur në makinë. Mësohet se fytyra e deputeti të ndjerë është e shpërfytyruar, por identifikimi është bërë nga mjetet e identifikimit të gjetura në makinë.
Aksidenti ka ndodhur rreth orës 21:20, tek vendi i quajtur lapidari i Krrabës”. Automjeti me të cilin po udhëtonte ish-ministrit të Transportit ka dalë nga rruga dhe për pasojë 40-vjeçari, i cili ishte në timon ka humbur jetën.
Në vendngjarje kanë shkuar bashkëshortja e zotit Olldashi, ish-kryeministri Sali Berisha, kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, deputeti Taulant Balla si dhe një sërë deputetë të tjerë.
Sokol Olldashi ose njeriu i sfidave
Sokol Olldashi i lindur më 17 dhjetor të vitit 1972, ishte një nga figurat e spikatura të Partisë Demokratike. Olldashi u afirmua si gazetar dhe në vitin 2001 hyn në politikë duke u zgjedhur deputet. Në vitin 2005, ai arriti të fitojë garën elektorale përballë Agron Dukës, atëherë ministër i Bujqësisë dhe kandidat i PS-së.
Pas ardhjes në pushtet të PD-së në vitin 2005, Olldashi u emëruar në krye të Ministrisë së Brendshme. Në vitin 2007 hoqi dorë nga posti i ministrit dhe mandati i deputetit për të garuar përballë Edi Ramës për Bashkinë e Tiranës. E humbi garën, por u emërua ministër i Transportit, post të cilin e mbajti deri në shtator të këtij viti. Pas kalimit të PD-së në opozitë, Olldashi garoi me Lulzim Bashën për t’u zgjedhur kryetar i kësaj partie. Olldashi ishte një nga figurat më karizmatike të PD-së dhe një nga njerëzit që mori shumë sfida mbi supe.
Shekulli
Mesazhi i fundit i Sokol Olldashit
“Nuk jam i prirur të fajësoj qeverinë për çdo aksident”
Sokol Olldashi ishte një nga njerëzit që i pëlqenin sfidat e mëdha. Të tillë rrugë zgjodhi në vitin 2005, ku askush nuk i jepte shpresë në garën për t’u zgjedhur deputet përballë ish-ministrit të Bujqësisë, Agron Dukanë Shijak. Po ashtu veproi në vitin 2007, kur la postin e ministrit të Brendshëm dhe mandatin e deputetit për të dalë përballë, Edi Ramës, në garën për Bashkinë e Tiranës. Pak muaj para se të ndahej nga jeta, Olldashi garoi edhe për t’u bërë kreu i Partisë Demokratike kundër “të zgjedhurit” Lulzim Basha.
Ai ishte një nga ministrat më të suksesshëm të qeverisë “Berisha” në tetë vjet të qëndrimit të Partisë Demokratike në pushtet. Guximi i tij u shpërblye shpeshherë, por në fund duket se në fund ironia e fatit e ndëshkoi. Vetëm pak ditë më parë, në një postim në Facebook do të shprehej:
“Pashë pak lajmet. Makina përplas dy fëmijë në Tiranë…, makina del nga rruga në Shkodër, etj.,etj. Personalisht nuk jam i prirur të fajësoj qeverinë për çdo aksident, por duke u rikthyer vetëm pak javë prapa në kujtesë, mendoj se qeveria e sotme na detyrohet një ndjesë. Nuk kishte ditë të mos dilte Saimir Tahiri të fajësonte qeverinë dhe Ministrinë e Brendshme për çdo aksident që ndodhte. Ku është tani?! A e mendon njësoj se fajtore për çdo aksident është qeveria???!!!”, shkruante më 28 tetor Olldashi në Facebook.
Shekulli
Sokol Olldashi humb jetën në aksident tragjik në Kërrabë, dyshohet dhe për një të plagosur

Një lajm tragjik ka tronditur në mesnatë politikën shqiptare dhe opinionin publik. Deputeti Sokol Olldashi ka humbur jetën në një aksident tragjik automobilistik në aksin rrugor Tiranë-Elbasan. Deputeti i Partisë Demokratike, Sokol Olldashi ka ndërruar jetë pas një aksidenti fatal, pasi makina e tij ka dalë nga rruga. Lajmi është konfirmuar nga Ministria e Brendshme, ndërsa ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth orës 21:15 në aksin rrugor Tiranë-Elbasan, tek zona e quajtur “Lapidari i Kërrabës”. Për shkak të reshjeve të shiut, automjeti tip Benz me targa AA 003 HN, me të cilin udhëtonte z. Olldashi, ka humbur kontrollin, duke kalë jashtë rrugës. Edhe pse makina ka rënë nga një lartësi prej 7 metrash, në një kthesë të rrezikshme, aksidenti ka qenë fatal. Shkak është bërë moti i keq, shpejtësia dhe lagështira. Dy ambulanca dhe forcat e policisë u gjendën menjëherë në vendngjarje, ndërkohë që informacionet e para kanë qenë shumë kontradiktore. Fillimisht u mësua se bëhej për dy të plagosur, njëri prej të cilëve ishte Olldashi. Më pas, u mësua se Olldashi kishte ndërruar jetë, ndërsa personi tjetër që udhëtonte me të dhe që mbeti i paidentifikuar, ishte plagosur dhe se u nxor nga makina për t’u transportuar drejt Spitalit Ushtarak. Por, Spitali Ushtarak e mohoi një lajm të tillë. Megjithatë, shoferi i Olldashit dhe Igli Cara janë lajmëruar me telefon në momentin e aksidentit. Dy personat në fjalë kanë deklaruar se janë lajmëruar nga vetë Olldashi, i cili pak minuta më pas ka ndërruar jetë. Nxjerrja e trupit Dy orë pas aksidentit, është nxjerrë trupi i pajetë i Sokol Olldashit nga makina e aksidentuar në tek zona e quajtur “Lapidari i Kërrabës”. Ministria e Brendshme ka konfirmuar se ishte trupi i Olldashit, ai që është gjetur në makinë. Mësohet se fytyra e deputetit të ndjerë është e shpërfytyruar, por identifikimi është bërë nga mjetet e identifikimit që ai kishte me vete. Trupi i të ndjerit u transportua drejt spitalit në Tiranë, për t’i bërë ekzaminimet e duhura mjeko-ligjore. Aksidenti Igli Cara ka njoftuar i pari sallën operative në orën 21:18 se një aksident është shënuar në Kërrabë. Më pas u konfirmua se një ndër personat e aksidentuar ka qenë deputeti Sokol Olldashi. Sokol Olldashi mësohet se ka qenë në timon në çastin e aksidentit, kur automjeti, tip Benz, ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga. Të dhënat e para treguan se përveç Olldashit, kishte mbetur i plagosur dhe një person tjetër. Fillimisht u raportua thjeshtë për aksident, por më pas u mësua se Sokol Olldashi kishte humbur jetën në këtë aksident. Pas policisë, në vendngjarje kanë shkuar me urgjencë edhe forcat xheniere, pasi makina me të cilën udhëtonte Olldashi kishte rënënga një lartësi prej 7 metrash. Sipas informacioneve nga vendngjarja, makina nuk ka pësuar ndonjë dëmtim të rëndë, edhe pse ka bërë disa rrotullime në një lartësi të konsiderueshme. Kjo ka bërë që Sokol Olldashi të mos mbijetonte. Disa minuta pas aksidentit, policia ka bllokuar aksin rrugor Tiranë-Elbasan. Ndërkaq në vendngjarje ka shkuar menjëherë edhe familja e deputetit Olldashi, bashkëshortja dhe familjarët e tjerë. Ministra dhe deputetë në vendngjarje Ministra, deputetë dhe politikanë kanë shkuar mesnatën e djeshme tek zona e quajtur “Lapidari i Kërrabës”, pra në vendin ku është aksidentuar Sokol Olldashi. Pak minuta pasi ka mësuar lajmin, Sali Berisha ka shkuar në vendngjarje, i shoqëruar nga të gjithë pjesëtarët grupit parlamentar demokrat. Po ashtu, në vendngjarje kanë mbërritur edhe kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, Ridvan Bode, Flamur Noka, Astrit Patozi etj. Në vendngjarje është nisur menjëherë dhe ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri së bashku me ministrin e Shëndetësisë, Ilir Beqja. Po ashtu, në vendin e aksidentit kanë mbërritur kryetari i Kuvendit, Ilir Meta, kreu i grupit parlamentar socialist, Gramoz Ruçi, Prefekti i Tiranës, drejtorë policie etj. Kush ishte Sokol Olldashi -Sokol Olldashi ka lindur më 17 dhjetor 1972 në Durrës. -Shkollimin e mesëm e ka kryer në vendlindje ndërsa studimet e larta për drejtësi i kreu më 1995 dhe në vitin 2004 Kolegjin e Mbrojtjes, pranë Komandës së Doktrinave. -2004 Kolegji i Mbrojtjes, pranë Komandës së Doktrinave (Politikat e Sigurimit Kombëtar) -Tetor 1991 – Qershor 1995 Fakulteti i Drejtësisë, Universiteti i Tiranës. (Diplomuar jurist) -Shtator 1987 – Qershor 1991 Shkolla e Mesme e Përgjithshme, “Naim Frashëri”, Durrës -Nëntor 1999 – Qershor 2001 Kryeredaktor në televizionin ATN1 -Tetor 1995 – Nëntor 1999 Zëvendëskryeredaktor për politikën në gazetën “Albania” -Tetor 1994 – Janar 1996 Reporter pranë Agjencisë Telegrafike Shqiptare (ATSH) -Anëtar i Partisë Demokratike, dega Durrës, që në dhjetor 1990 -Anëtar i mbledhjes themeluese të FRPD-së -Maj 2002 – Shtator 2007, Kryetar i Forumit Rinor të Partisë Demokratike (FRPD)-Maj 2005 – Maj 2009 Kryetar i Partisë Demokratike të Tiranës, anëtar i Kryesisë së PD-së që nga viti 2002 -Qershor 2001 – Maj 2005, Deputet i Kuvendit të Shqipërisë, (lista shumëemërore) -2005 – 2007 Deputet i Kuvendit të Shqipërisë, zgjedhur në zonën elektorale 26, Durrës -2009 – 2013 Deputet i Qarkut Fier -2013 e në vazhdim Deputet i Qarkut Fier -2005 – 2007 Ministër i Brendshëm -2007 – në vazhdim Ministër i Punëve Publike dhe Transportit
sot.com.al
Aksident, shuhet deputeti SokolOlldashi, zëri kundër në PD


TIRANË-ELBASAN – Deputeti i PD, ish-ministri i Transporteve, Sokol Olldashi, humbi jetën mbrëmjen e djeshme (20 nëntor 2013) në moshën 41 vjeçare, një aksident tragjik teksa udhëtonte nga Tirana për në Elbasan. Kjo ngjarje e rëndë, ka ngritur në këmbë strukturat shtetërore, që kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje.
Homazhet do të zhvillohen në orën 11:00 tek Kuvendi, ndërkohë që trupi i pajetë do të përcillet për në banesën e fundit në orën 14:00
Gazetari i TV ‘A1 Report” Arsen Rusta, nga vendi i ngjarjes informoi mbrëmë se makina e “ish-ministrit të Rrugëve” një “Benz Mercedez”, tipi i fundit, me targa AA 003HN, ka rënë nga një lartësi e madhe në vendin e quajtur “lapidari i Kërrabës” në kilometrin e 6 të rrugës Tiranë-Elbasan. Aksidenti u shënua rreth orës 21:20 minuta. Makina ka rënë nga një lartësi e madhe, prej të paktën 20 metra, duke përfunduar te varrezat e këtij fshati.
Makina, me të cilën Olldashi, ka udhëtuar gjatë kohës kur ka bërë fushatë, dyshohet se është batuar në 180 gradë dhe më pas është rrokullisur.
Policia sqaron se drejtuesi i automjetit, që ishte vetë Olldashi, ka humbur kontrollin, pasi rreshjet e dendura të shiut e kanë penguar të shohë rrugën dhe si pasojë ka përfunduar në greminë. Mësohet se automjeti ka pësuar disa rrotullime të njëpasnjëshme në greminë duke u shkatërruar tërësisht.
Ngjarjen fillimisht e kanë parë banorët e zonës, të cilët kanë njoftuar policinë. Në vendngjarje kanë mbërritur edhe dy ambulanca, një nga Tirana e një Elbasani dhe forcat e policisë së komisariatit numër 1 dhe policia rrugore.
Ka qenë e vështirë fillimisht të konfirmohej humbja e jetës së deputetit Olldashi për shkak se trupi ka qenë tepër i dëmtuar dhe gjendej e përmbysur 180 gradë në një terren të vështirë.
Efektivët që mbërritën të parët, kanë vënë re dokumentet e identifikimit që i përkisnin pikërisht Sokol Olldashit, mirëpo vetë rëndësia e informacionit si dhe pamja me të vërtetë e paqartë dhe tejet tragjike, ka sjellë hutim për grupin e ekspertëve si dhe vonesë në veprimet e para hetimore. Më tej, gjetja e një
skeleti syzesh dhe konfirmimi nga familjarët se Olldashi ndodhej në rrugë, i ka bërë zyrtarët e policicë, që të shtonin ritmin e veprimeve dhe të konfirmonin faktin se viktima ishte pikërisht Sokol Olldashi.
Është provuar edhe të telefonohej Olldashi dhe telefoni binte, por askush nuk përgjigjej. Rreth një orë pas aksidentit, në 23:35 është bërë e mundur dhe nxjerrja e trupit të tij.
Kjo ngjarje e rëndë, ka ngritur në këmbë strukturat shtetërore, që kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje. Të parët kanë mbërritur deputetët e Partisë Demokratike, Flamur Noka dhe Astrit Patozi, më pas ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, më pas edhe kreu i PD, Lulzim Basha, ish-kreu i PD, Sali Berisha, djali i tij. Më pas atje ka shkuar i gjithë grupi parlamentar i PD , gjithashtu edhe deputetë të PS, si Taulant Balla, Ilir Beqaj, Alfred Peza, por dhe drejtuesit më të lartë të Policisë së Shtetit. Nuk ka munguar as kryetari i Kuvendit dhe kryetari i LSI, Ilir Meta apo edhe nënkryetari i LSI, Petrit Vasili.
Në vendngjarje edhe bashkëshortja e Sokol Olldashit, e cila ka pësuar një tronditje tepër të madhe kur ka mësuar lajmin. Ajo shoqërohej nga deputetja e PD, Mesila Doda, e cila më parë përpiqej t’i fshihte të vërtetën, duke i thënë se “Sokolin po e çojnë në spital”.
Trupi i Olldashit më pas është çuar në morg, ku kanë qenë dhe figura të shumta politike, miq të tij, të njohur të tij, mes tyre dhe Lulzim Basha, Edi Paloka, Gerti Bogdani, Ilir Beqja etj.
Familja e Olldashit ka hapur dyert e zisë në apartamentin në rrugën e Elbasanit, përballë Ambasadës amerikane.
SHUHET ZERI KUNDER NE PD
Një grup hetimor po punon për shkaqet e aksidentit ndërsa pritet dhe ekspertiza mjeko-ligjore. Deputeti i Partisë Demokratike që prej 2001 ka mbajtur dhe dy poste ministrore në qeverisjen e djathtë, atë të ministrit të Brendshëm dhe ministrit të Transporteve. I ardhur nga gazetaria, Olldashi hyri që herët në politikë, përmes strukturave të PD, për të qënë një ndër zërat më të fuqishëm në këtë parti, një polemist shumë i zoti dhe një zë ndryshe dhe në Partinë Demokratike në të cilën ai u rrit si politikan. Kush ishte Sokol Olldashi
KUVENDI ANULON SEANCEN PARLAMENTARE
Për shkak të humbjes së jetës së deputetit Sokol Olldashi Kuvendi i Shqipërisë njofton se seanca plenare e parashikuar për sot shtyhet për javën e ardhshme. Lajmin për mediat e bën të ditur zyra e shtypit të Kuvendit.
MERO BAZE: SHPEJTËSIA DHE RREZIKU I JEPTE ADRENALINË
“Nuk e përfillte rrezikun deri në atë shkallë sa krijonte mitin e njeriut të fortë dhe të pamposhtur. Kam plot episode grindjeje nga jeta ime e përbashkët me të, që nisnin dhe mbaronin me faktin, se ai donte të ishte në timon. Adrenalina që i jepte shpejtësia dhe rreziku ishin arsye pse ai eci aq shpejt”, shkruan ndër të tjkera Mero Baze në një editorial kushtuar Sokol Olldashit tek Tema.
ORA 04:45 TRUPI I PAJETE I OLLDASHIT MBERRIN TEK FAMILJARET
Pas përfundimit të ekspertizës mjeko-ligjore në morgun e QSUT trupi i pajetë i të ndjerit Olldashi transportohet tek familjarët.
ORA 02:35 CEREMONIA MORTORE NË ORËN 14:00
Ceremonia mortore në nder të deputetit Sokol Olldashi do të zhvillohet në orën 14:00. Ngushëllimet në nder të Olldashit do të hapen në orën 11:00 të mëngjesit në ambientet e Kuvendit të Shqipërisë.
ORA 01:45 – MBËRRIN BERISHA, SHOQËROHET NGA SHKËLZENI DHE NOKA
Rreth orës 01:45 të natës ka mbërritur edhe ish-kryeministri Berisha, shoqëruar nga i biri i tij, Shkëlzen Berisha dhe ish-ministri i Rendit, Flamur Noka
ORA 01:40 – TRANSPORTOHET TRUPI NGA MORGU
Trupi i të ndjerit, Sokol Olldashi është transportuar nga morgu drejt në agjencie funerale, ku ndoshta do të bëhet përgatitja formale e trupit të tij. Më pas ai do të niset drejt banesës po me automjetin funeral. Në dalje nga morgu, trupi është shoqëruar nga një kortezh funeral.
01:25 MESAZHI I OLLDASHIT NE FB: AKSIDENTET, KUSH I KA FAJET
Guximi i Olldashit u shpërblye shpeshherë, por në fund duket se ironia e fatit bëri që të ishte viktimë e duarve të tij pavarësisht se vetëm pak ditë më parë vetë me gojën e tij tha se, “nuk jam i prirur të fajësoj qeverinë për çdo aksident”. “Pashë pak lajmet. Makina përplas dy fëmijë në Tiranë, Makina del nga rruga në Shkodër, etj.etj. Personalisht nuk jam i prirur të fajësoj qeverinë për çdo aksident, por duke u rikthyer vetëm pak jave prapa në kujtesë, mendoj se qeveria e sotme na detyrohet një ndjesë. Nuk kishte ditë të mos dilte Saimir Tahiri të fajësonte qeverinë dhe Ministrinë e Brendshme për çdo aksident që ndodhte. Ku është tani?! A e mendon njësoj se fajtorë për çdo aksident është qeveria???!!!”, shkruhet në profilin e Sokol Olldashit në Facebook, në datë 28 tetor 2013.
ORA 01:15 – MBËRRIN MAKINA E FUNERALIT
Ka mbërritur makina e funeralit, e cila do të bëjë të mundur trasportimin e trupit të Olldashit nga morgu drejt shtëpisë. Trupi i Olldashit ka qëndruar rreth 2,5 orë në morg, ku i është bërë edhe ekspertiza ligjore.
ORA 01:15 – NISIN NGUSHËLLIMET NË SHTËPINË E OLLDASHIT
Nga morgu, miqtë dhe kolegët më të ngushtë të Olldashit janë zhvendosur te banesa e tij. Ndër të parët ka mbërritur kreu i PD, Lulzim Basha bashkë me kreun e grupit parlamentar të PD, Edi Paloka. Më pas deputetët e PD, Genc Ruli, Jozefina Topalli, Ridvan Bode apo dhe pronari i TV Klan, Aleksandër Frangaj etj.
shqiptarja.com
Kush është deputeti Sokol Olldashitqë humbi jetën sot, 20 nëntor 2013
SOKOL OLLDASHI

Emri – Sokol
Mbiemri – Olldashi
Adresa – Njesia Bashkiake Nr2, Rruga “Dervish Hima”, Nr.12, Tiranë
Kombësia – Shqiptare
Ditëlindja – 17.12. 1972
Statusi civil – I martuar me dy fëmijë
Edukimi
2004 Kolegji i Mbrojtjes, pranë Komandës së Doktrinave (Politikat e Sigurimit Kombëtar)
Tetor 1991 – Qershor 1995 Fakulteti i Drejtësisë, Universiteti i Tiranës. (Diplomuar jurist)
Shtator 1987 – Qershor 1991 Shkolla e Mesme e Përgjithshme, “Naim Frashëri”, Durrës
Veprimtaria profesionale
Nëntor 1999 – Qershor 2001 Kryeredaktor në televizionin ATN1
Tetor 1995 – Nëntor 1999 Zëvendëskryeredaktor për politikën në gazetën “Albania”
Tetor 1994 – Janar 1996 Reporter pranë Agjencisë Telegrafike Shqiptare (ATSH)
Veprimtaria politike
Anëtar i Partisë Demokratike, dega Durrës, që në dhjetor 1990
Anëtar i mbledhjes themeluese të FRPD-së
Maj 2002 – Shtator 2007, Kryetar i Forumit Rinor të Partisë Demokratike (FRPD)
Maj 2005 – Maj 2009 Kryetar i Partisë Demokratike të Tiranës, anëtar i Kryesisë së PD-së që nga viti 2002
Qershor 2001 – Maj 2005, Deputet i Kuvendit të Shqipërisë, (lista shumëemërore)
2005 – 2007 Deputet i Kuvendit të Shqipërisë, zgjedhur në zonën elektorale 26, Durrës
2009 – 2013 Deputet i Qarkut Fier
2013 e në vazhdim Deputet i Qarkut Fier
2005 – 2007 Ministër i Brendshëm
2007 – në vazhdim Ministër i Punëve Publike dhe Transportit
Gjuhët e huaja – Anglisht,Italisht.
Shqiptarja .com












Leave a Reply