Striat janë disa vija të holla të ardhura si pasojë e çarjeve nën lëkurë gjatë shtatzanisë, në adoleshencë apo gjatë rritjes së shpejtë të peshës trupore.
Megjithëse nuk përbën ndonjë problem shëndetësor zakonisht bëhet shkak për probleme kozmetike.
Ku shfaqen më shumë?
Atje ku tërheqja e lëkurës është më e madhe. Tek shtatzanat në bark ose tek gjokset, tek adoleshentet më tepër tek kofshët dhe gjokset, tek ato gra që merren me ushtrime force tek shaptullat kurse tek ato që janë mbipeshë në zona të ndryshme. Ato mund të formohen e dhe tek ato gra që përdorin për një kohë të gjatë ilaçe apo kremra me kortizon. Apo tek sëmundja Cushing ku gjendra mbiveshkore prodhon më tepër se sa duhet kortizon.

Si duken këto plasaritje?
Përpara se të fillojnë të çahen këto zona marrin një ngjyrë rozë dhe fillojnë kruarjet. Së shpejti kthehn në ngjyrë të kuqe në lejla (stria rubra). Mekohën zbardhen dhe bëhen më pak të dukshme. Janë disa cm të gjata dhe 1-10 mm të gjëra. Tek përdorueset e kortizonit mund të jenë më të gjëra.

A kurohen?
Ato që formohen gjatë adoleshencës me kalim e kohës zhduken vet. Ilaçet që përdoren aktivizojnëkolagjenin dhe sintezës e elastinës. Prej këtyre ilaçeve apo kurave mund të përmendim:
Kremrat që përmbajnë retinoid (një derivat i vitaminës A)
Peeling Kimik
Kura me lazer
Kura me dallgë radiofrekuencë
Intensive pulse light
Por kujdes! Përdorimin e tyre nëse është i mundur dhe se si konsultohuni me një dermatolog. Disa prej këtyre kurave mund të duan një kohë të gjatë përdorimi periodik.
Si të ruhemi?
Së pari mundohuni të bini në peshë. Por kujdesni që rënia mos të jetë e menjëhershme pasi edhe ajomund të shaktojë stria. Për striat formuara gjatë shtatzanisë më e lehtë është ti parandalosh se sa të kurosh ato pasi janë formuar. Ato formohen sidomos gjatë tremujorshit të tretë si pasoj e humbjes së elasticitetit të lëkurës. Për ti parandaluar ato: Gjatë shatatzanisë të bërit masazh lëkurës (duke rritu qarkullimin e gjakut në të) dhe përdorimi i kremrave që E mbajnë atë të zbutur mund të jetë i dobishëm. Por nuk mund të themi që janë zgjidhje %100. Hani ushqime të pasura me vitamina e dhe C. Pini ujë sa të mundeni. Kujdesuni për gjumin tuaj.
Burimi:
Keshilla.net
90% e femrave shtatzënë dhe 70% e vajzave në pubertet e vuajnë psikologjikisht shfaqjen e strijeve. A mund të bëjmë diçka?
Strijet njihen ndryshe edhe si vijat e bardha (“stretch marks” nga anglishtja apo “smagliature” nga italishtja). Ato janë shirita lineare, atrofike, të cilat shfaqen në lëkurë kur në organizëm precipitojnë disa faktorë predispozues. Këta mund të jenë:
FIZIOLOGJIKË
Puberteti, shtatzënia, ushqyerja me gji, ndryshimet e mëdha në peshë apo në masë muskulare, si dhe përdorimi i dietave hipokalorike.
PATOLOGJIKE
Obeziteti, anoreksia, defektet gjenetike të kolagjenit, sindroma Cushing.
MJEKËSORE
Përdorimi i steroideve lokale dhe orale (kortizonikët), sindroma Cushing. Strijet hasen më tepër në femrat e moshës se re dhe sidomos gjatë periudhës së shtatzënisë. Por mund të vihen re edhe tek vajzat gjatë periudhës së pubertetit apo dhe te femrat e moshës së pjekur. Strijet shfaqen në lëkurë vetëm atëherë kur dëmtohen fijet elastike dhe kolagjene, të cilat janë të lokalizuara në dermë, pra në shtresën e dytë të lëkurës.
SI PARAQITEN KLINIKISHT?
Klinikisht duken si pllaka apo shirita simetrike mbi një lëkurë atrofike, të hollë. Strijet mund të vërehen më shumë në: pjesët e brendshme të kofshëve, gjoks, pjesën e jashtme anësore të të ndenjurave. Strijet janë më të mëdha dhe më të trasha në pacientet me sindromën Cushing. Në shtatzëni janë më të dukshme në bark. Në personat që merren me aktivitet fizik të sforcuar, si ngritja e peshave, më tepër lokalizohen në shpatulla. Në personat që janë trajtuar për një kohë të gjatë me kortizonikë, strijet janë të lokalizuara më tepër në fytyrë, organet gjenitale dhe rreth palave të trupit. Paraqitja klinike e strijeve është mjaft e dukshme dhe nuk kërkon ekzaminime të mëvonshme për të konfirmuar diagnozën. Shumë rrallë dermatologu mund të kërkojë kryerjen e testeve të mëtejshme. Në fillim, strijet paraqiten klinikisht si disa shirita me ngjyrë të kuqe apo të purpurt (striae rubra). Kjo është faza e inflamacionit dhe pikërisht momenti kur mund të trajtohen. Me kalimin e kohës, ato zbehen dhe duken si shirita të bardhë (striae alba). Në këtë kohë, trajtimi i strijeve është i limituar në ndërhyrje me laser apo kirurgji.
Përpara se të vendosim për mënyrën e duhur të trajtimit të një personi me strjie, duhet të jemi mjaft të saktë në përgjigjet e mëposhtme:
• Sa është kohëzgjatja e këtij fenomeni?
• Çfarë fototipi lëkure ka personi?
• Ka kaluar apo jo shtatzëni?
• A ka të dhëna klinike dhe laboratorike të sindromës Cushing?
• A ka përdorur kortizonikë lokalë?
• A ka përdorur dieta të forta dobësuese?
• A ka histori të humbjes apo shtimit në peshë kohët e fundit?
• A kryen aktivitet fizik të sforcuar?
TRAJTIMI
Problemi i strijeve është më tepër estetik. Prandaj dhe shumë persona kërkojnë trajtim, pasi janë të shqetësuar për paraqitjen e tyre. Ka shumë rëndësi vlerësimi psikologjik i pacientit dhe pritshmëria e tij përpara fillimit të një terapie antistrije.
Së fundmi, këshillohet shumë kombinimi i disa terapive, si lazeri, me trajtimet lokale, si: tretinoina apo dermoabrazioni. Personat me fototip të lëkurës I-III i përgjigjen më mirë terapisë me lazer se sa personat me fototip IV-VI. Në përgjithësi rekomandohet lazeri “pulsed dye” (585 nm) në trajtimin e strijeve rubra, pra strijeve me ngjyrë të kuqe të lehtë, në fazën e tyre fillestare. Lazeri “excimer” (308 nm) është i rekomandueshëm për trajtimin e strijeve të bardha dhe cikatriceve. Përmirësimi vihet re pas një ndjekjeje 6-mujore. Në disa raste rekomandohet edhe mikrodermoabrazioni, i cili mund të japë përmirësime mbas 6-10 trajtimeve. Mikrodermoabrazioni mund të kombinohet me lazer-terapinë.
Për trajtimin lokal të strijeve në fazën e parë, rekomandohet edhe përdorimi i kremit “Tretinoin 0.1%”, ndërsa për strijet e maturuara, kremi “Tretinoin 0.05%” dhe acid glikolik 20% e acid askorbik 10%. Mjaft ndihmëse janë edhe trajtimet lokale estetike me ampula apo kremra antistrije, të cilat ndihmojnë në rritjen e elasticitetit të lëkurës, e hidratojnë dhe e tonifikojnë atë. Ampulat përdoren për një trajtim të limituar në kohë, ndërsa kremrat si një trajtim mbajtës. Shumë prej nesh, në një moment të jetës sonë, do të na rriten faktorët predispozues për shfaqjen e strijeve. Por, duke qenë të informuar për problemin që mund të pasojë, mund të marrim masa për minimizimin e riskut të shfaqjes së tyre.
Femrat që presin të bëhen nëna apo ato që dëshirojnë të arrijnë një formë të mirë nëpërmjet dietave, vajzat në pubertet, por edhe ato që kryejnë aktivitete fizike, të cilat rrisin ndjeshëm masën muskulare, duhet të kujdesen për lëkurën gjatë gjithë kohës së ndryshimit. Në farmaci, mund të gjenden produkte dermato-kozmetike, që kanë pikërisht këtë funksion. Strijet nuk paraqesin një patologji mjekësore sesa estetike të lëkurës. Por mbetet fakti që prania e tyre na shqetëson psikologjikisht. Dhe kjo nuk duhet nënvlerësuar. Ato mund të trajtohen me këshillat e duhura nga mjeku juaj dermatolog.
http://anabel.al


Leave a Reply