Dashi
Do ju rikthehet besimi tek partneri gjate kësaj dite dhe jeta juaj ne çift do jete akoma me e bukur se disa kohe me pare. Disa mund te bëjnë edhe plane afatgjata. Beqaret nuk duhet te qëndrojnë te mbyllur, por te pranojnë ftesat qe do ju bëhen dhe te njihen me persona te rinj. Financat nuk do jete aspak shqetësuese, megjithatë yjet nuk këshillojnë as shpenzime kuturu.
Demi
Pritet qe kjo dite te jete me pozitive për te dashuruarit. Do keni me shume mundësi te flisni lirshëm me partnerin tuaj dhe do i sqaroni edhe mosmarrëveshjet qe keni pasur. Tashme mund te dashuroheni ashtu si e ndjeni. Beqaret nuk do kenë fat ne jetën sentimentale. Ne planin financiar është koha e duhur për te kryer investime te mëdha. Do keni sukses.
Binjaket
Do jeni shume romantike gjate kësaj dite ne jetën tuaj ne çift dhe atmosfera do behet edhe me e ngrohte se me pare. Ne disa momente do ju duket sikur jeni ne ëndërr. Beqaret nuk duhet t’iu besojnë shume atyre qe do ju thonë miqtë sepse edhe mund te zhgënjehen me vone. Ne planin financiar do jeni te zotet dhe do kryeni transaksionet e duhura.
Gaforrja
Fale ndikimit shume te madh te Venusit ne jetën tuaj ne çift dëshirat me te zjarrta do ju plotësohen. Do ndiheni me mire dhe me te dëshiruar për tjetrin. Beqaret do hedhin sot hapat e para drejt një lidhjeje te qëndrueshme dhe afatgjate. Ne planin financiar do jeni te kthjellet dhe nuk do bëni as gabimin me te vogël. Do pasuroheni shpejt nëse vazhdoni kështu.
Luani
Dite e zymte dhe e mbushur me mosmarrëveshje për ata qe janë ne një lidhje. Nuk do jeni as vete te qarte se çfarë kërkoni dhe do debatoni për gjithçka. Beqaret do ëndërrojnë me shume sesa duhet dhe do ndihen keq kur asgjë te mos realizohet. Ne planin financiar nuk duhet ta teproni me shpenzimet, por dhe as te prisni qe situata te përmirësohet vete.
Virgjeresha
Jeta juaj ne çift do mbrohet gjithë kohës nga yjet gjate kësaj dite. Ata do ju nxitin te tregoheni shume te matur para se te flisni dhe ne këtë mënyrë nuk do keni mosmarrëveshje me partnerin. Beqaret jo vetëm qe do kenë takime, por do mund te hedhin hapa drejt një lidhjeje serioze. Financat nuk do jene ne gjendjen me te mire. Beni kujdes qe te mos vuani me vone.
Peshorja
Çdo gjë do shkoje për mrekulli sot ndërmjet jush dhe atij qe keni ne krah. Do jeni te gatshëm te provoni eksperienca te reja dhe emocionet do shumëfishohen. Beqaret do mundohen shume te gjejnë personin e duhur, por mundësitë nuk do jene aq te mira. Financat do kenë goxha tronditje për shkak te impulsivitetit tuaj me shpenzimet. Beni kujdes!
Akrepi
Dite shume e qete për ata qe janë ne një lidhje. Do qëndroni pranë njeri-tjetrit dhe do dashuroheni butësisht. Beqaret nga ana tjetër do kenë një dite te mbushur me takime dhe risi. Njihuni me sa me shume persona, por ne fund mendohuni mire para se te bëni një zgjedhje. Ne planin financiar duhet te merrni masa qe t’i zgjidhni sa me pare problemet.
Shigjetari
Jeta ne çift nuk do jete shume e keqe, por as shume e qëndrueshme. E mira do ishte te flisnit hapur me partnerin dhe me maturi t’i zgjidhnit problemet. Beqaret do jene te shpërqendruar dhe nuk do mendojnë aspak për te krijuar një lidhje. Ne planin financiar duhet te bëni kujdes me shpenzimet e mëdha sepse situata jo gjithmonë do jete e qëndrueshme.
Bricjapi
Lidhja juaj do jete paksa e ndërlikuar gjate kësaj dite, megjithatë me pak qetësi dhe durim mund t’ia dilni ta përmirësoni situatën. Dite me problematike do jete për ata qe nuk do qëndrojnë besnike, por do tundohen nga personat qe do ju vijnë rrotull. Beqaret do kenë një dite normale, pa takime. Financat nuk do jene te mire, por mund te bëhen katastrofike nëse nuk pakësoni shpenzimet.
Ujori
Jeta sentimentale nuk do përbëjë asnjë problem për ju gjate kësaj dite kështu qe dashurohuni ashtu si ta ndjeni pa u menduar shume. Beqaret, nen ndikimin e madh te Venusit do kenë takime mjaft interesante. Sektori i financave do ketë nevoje për me tepër kujdes, megjithatë duhet thënë se nuk priten probleme te mëdha.
Peshqit
Tregohuni sa me te hapur dhe shprehjani çdo gjë atij qe keni ne krah gjate kësaj dite. Lidhja juaj do jete me e bukur dhe emocionet me te mëdha. Beqaret me shume gjase do goditen nga shigjeta e Kupidit dhe do bien koke e këmbë ne dashuro me personin e duhur. Ne planin financiar do jeni te motivuar dhe do arrini shpejt ta stabilizoni situatën.
Per”Alba – Dansk” Shkodrani



Leave a Reply