Poetët nuk qajnë me lot për dashurinë
Atyre u qanë zemra njëmijë e një net
Pikërisht dhimbja i bën ta duan njerëzinë
Dhe ajo zgjat sa të jetë jeta për jetë
Shpirti u trazohet, zemra u vlon
Nga padrejtësi dhe veprime meskine
Dashuria për të vërtetën ata i xiglon
Edhe kur tjetri rrugën ua pengon
Dhe lotët e poetit nuk duken kur rrjedhin
Majë penës mbi letër ata thahen e ngelin
Ruhen për ata që majtas-djathtas bredhin
Sa herë që preken të lagin e të djegin.
Fjalët që ata i shkruajnë, plagë shërojnë
Por dhe ndonjëherë bënen teshë në sy
Varësisht se kush dhe si i interpretojnë
E vërteta për ta është parimi numër nji.
Poetët nuk vdesin për dashurinë
Ata vdesin për vargun e shkruar
Për fjalën e thënë, për njerëzinë
N’zjarrin e zemrës janë të dashuruar.
Kasam ShAQIRVELA
Per”Alba – Dansk” Shkodrani



Leave a Reply