Kjo nuk është diçka që ti duhet të arrish, por është diçka që ti duhet të pranosh.
Çka e rrite lumturinë brenda nesh? Kur te ndihemi te lidhur me te tjerët. Mardheniet janë zemra e lumturisë. Mardheniet e mira dhe frytdhënëse do te rrisin nivelin e lumturisë suaj nga mesatarja deri te pika me e larte. Gabimi jone kryesore është se nuk i japim rendësi dhe kohe ndërtimit te raporteve me te tjerët, dhe pikërisht kjo është ai thelbi qe na nxite lumturinë brenda nesh. Kujtoja vetes çdo dite se lumturia është lidhja jote qe krijon, ne shoqërinë qe mban dhe ne dashurinë qe dhuron.
Nëse dëshiron te jesh i lumtur, behu shok e mik. Identifiko mardhenjet me te rëndësishme qe ke, dhe mendo se si mund te jesh mik i vërtet për partnerin tënd, për fëmijët e tu, për prindërit e tu, te kolegeve, te klientëve te tu, etj. Një mënyre tjetër për te rritur lumturinë tende është te ngulitesh ne vetëdijen tende se ti je njeriu me i dashur.
Te duash dhe te te duan është çelësi kryesore drejt lumturisë.
Te jetosh jashtë te tanishmes është arsye e mos lumturisë, dhembjes dhe mungesës ne jetën tone. Ne e bëjmë atë nga frika se lumturia është diku tjetër. Duke mos qene plotesisht prezent ne jetën tende ti nuk e jeton jetën tende ashtu siç duhet, do te kalojnë shume raste perpara teje pa i vrojtuar. Por lajmi i mire tani është se kurrë nuk është vone te jetosh brenda vetes dhe ne te tashmen. Kurrë nuk është vone te hysh ne rrugën e duhur, kurre nuk eshte vone te fillosh te jetosh dhe gezosh jeten nga e para, e tera qe duhet te besh është te pranosh veten dhe rrethanat tua ashtu sic jane, te perjetosh plotësisht cdo moment dhe do te gjesh lumturinë brenda vetes.
Dhe dije se:
Lumturia është këtu, e vërteta është këtu, inspirimi është këtu
Gëzimi e dashuria janë këtu, Zoti është këtu, sepse……….
TI JE KETU……….
TEUTA HASANGJEKAJ
Per”Alba – Dansk” Shkodrani


Leave a Reply