Artistja shumë dimensionale shqiptare, me një jetë të ndarë mes Parisit dhe Shqipërisë, tregon peripecitë dhe karrierën e saj të ngjeshur si dhe disa detaje nga jeta e saj sentimentale për të cilën mesa duket deri më sot publiku i ka ditur gjërat gabim.
Me çfarë po merreni aktualisht?
Jam duke realizuar disa projekte në të njëjtën kohë. Së shpejti do të regjistroj një këngë të re një trio, sapo kam bërë një reklamë për një produkt kozmetik, po punoj për revistën time online Edispot, kam filluar të bashkëpunoj me Ambasadën PINK në drejtim të organizimit të Paradës së Parë të Krenarisë, ndërkohë që pak ditë më parë kam marrë edhe një ftesë nga Qendra për të Drejtat e Fëmijëve në Shqipëri për t’u bërë Ambasadore e ALO 116 (Linja e Telefonit të Fëmijëve), gjë që e kam pranuar me shumë kënaqësi. Shqipëria është një vend që ka shumë probleme të respektit të të drejtave të njeriut, ndaj unë mendoj se të gjithë mund të luajmë një rol të rëndësishëm në promovimin dhe mbrojtjen e tyre.
Do t’ju shohim në ndonjë projekt televiziv?
Ndoshta, kam fatin që ofertat interesante nuk mungojnë, por tashmë që jetoj në Paris nuk është e thjeshtë.
Dikur keni qenë pjesë e pandashme e showbizit sot ju shohim më pak aktive, përse?
Të mos jetuarit në Shqipëri apo informacioni i pakët për mua, nuk do të thotë që unë nuk jam aktive. Përkundrazi, jam diplomuar në Itali për marrëdhënie ndërkombëtare dhe të drejtat e njeriut si dhe i kam dhënë përparësi studimeve. Por sigurisht shpesh për të qenë pjesë e showbizit siç thoni ju, tërheq më shumë vëmendjen kur je me një dekolte, sesa me një libër në dorë.
Keni nostalgji për atë periudhë kur ju ishit ndoshta show girl-i më i famshëm?
Nuk kam kërkuar asnjëherë të isha e famshme, në fillimet e mia unë doja vetëm të kërceja. Më pas erdhën me radhë librat, emisionet, reklamat, filmat eksperienca ime si artiste në Francë apo Itali, studimet në fakultetin juridik apo Masteri,… Të them të vërtetën s’kam kohë të jem nostalgjike se jetoj tërësisht në të tashmen.
Koleget tuaj të asaj kohe si Enada Hoxha e ndonjë tjetër janë shndërruar në balerina profesioniste, po ju çfarë ju pengoi për të qenë një e tillë?
Është shumë e thjeshtë, derisa më pëlqente të kërceja isha balerinë profesioniste. Por duke qenë një njeri kurioz dhe me shumë fat zgjodha të ushtroja profesionalisht dhe profesionet të tjera.
Ju shkruani, moderoni, keni kërcyer, keni kënduar, por cila është pika juaj më e fortë?
Nuk ka një pikë të fortë çdo herë kur krijoj nxitem nga momenti dhe mundohem të jap më të mirën time.
Atëherë cilin konsideroni si profesionin tuaj primar?
Unë nuk kam nevojë për një titull për të justifikuar atë që ushtroj profesionalisht. Titujt janë për njerëzit që nuk dinë çfarë duan apo që pëlqejnë të fshihen pas një fasade. Çdo punë që ushtroj e bëj me pasion si dhe dëshirën e mirë që të jetë diçka cilësore.
Çfarë keni projektuar për të ardhmen tuaj profesionale, ku do t’ju shohim në të ardhmen?
Sikur ta dija… siç e thash më lart jetoj në të tashmen
E keni pasur të vështirë të pranonit suksesin tuaj ?
Punët e mia në përgjithësi kanë qenë dhe vazhdojnë të jenë rezultat i një bashkëpunimi, i një ekipi, i publikut që më inkurajon, suksesi im nuk më përket vetëm mua e kjo i thjeshtëson gjërat.
Kemi dëgjuar në formë thashethemesh sporadike për lidhjen tuaj me një të huaj, është e vërtet?
Dhe unë kam dëgjuar të njëjtën gjë. Është e vërtetë kam dikë në zemrën time, por për mua nuk është një i huaj. (qesh)
Dhe si po shkon jeta juaj sentimentale me të?
Siç thotë Karl Lagerfeld: “Jo gjithçka është në shitje.” (qesh)
Ju jeni në një moshë ku në përgjithësi pritet fejesa apo martesa, ka qenë zgjedhja juaj e lirë për të mos krijuar familje?
Kush ka thënë që nuk dua të krijoj familje? Për fat të mirë askush nuk e di se çfarë e nesërmja do të na ofroi.
Origjina dhe zgjedhjet tuaja si profesionale dhe personale i ngjasojnë një udhëtimi me shumë aventura dhe emocione, tashmë jetoni në Paris, kam dëgjuar që në Francë është në modë të shkosh tek psikanalisti, ju shkoni ?
Jo nuk shkoj sepse unë nuk e pyes veten “Se cila jam?” apo “Çfarë do të bëhem?”, pyetjet që i bëj vetes janë të tipit “Çfarë do të më pëlqente të ha sot?, “Çfarë do të vesh?” apo “Me kë do të drekoj?”. Mund të duket e çuditshme, por janë pyetje shqetësuese. (qesh) Pastaj unë mbetem shqiptare, kam shumë miq e një kafe në një bar i ngjason një seance tek psikanalisti (qesh).
Cili është lajtmotivi i jetës suaj?
Të dhuroj buzëqeshje dhe emocione, si dhe të qesh vetë.
Ju jeni gjithnjë e qeshur, nuk kemi frikë të ndryshoni qoftë dhe vendqëndrim, aq sa ndonjëherë duket sikur nuk e merrni jetën seriozisht?
Keni të drejtë, ndryshe nga tërë qëniet njerëzore, kur unë linda më premtuan që unë do të kisha dy jetë, kështu që mund të bëja ç’të dëshiroja.(qesh) Nëse nuk do ta kisha marr jetën seriozisht nuk do të kisha bërë kurrë tërë këto gjëra. Mundohem të jem e sinqertë, por naiviteti s’më pëlqen, se në jetën e përditshme nuk mund të thuhet gjithnjë “Nuk e di.”, “Nuk e kuptoj.” duhet të jesh e përgjegjshme si dhe të dish disa gjëra.
Cila është një nga gjërat që keni mësuar kohët e fundit ?
Kam mësuar që një “Po” para altarit nuk ofron asnjë garanci për të qenë gjithnjë i lumtur, megjithatë një ditë ndoshta do ta shqiptoj “Po-n”, pasi do të jem aq dashuruar sa do të kem dëshirë të sfidoj kohën.
MILOSAO
Biography
Hueyda was born in Tirana, the capital of Albania, and is a mixture of Sudanese and Albanian blood. She is a polyglot possessing perfectly four languages like English, French, Italian and Albanian. She graduated from the Jordan Misja Art High School and got a Degree of Law from the University of Tirana. Subsequently, she brilliantly succeeded in getting a Masters Degree in International Cooperation, Human Rights and European Policy at the “Roma Tre University” in Italy.
During her professional career she has had the privilege to work in different fields and areas jumping from ballet to presenting, from television to the theatre and from journalism to human rights.
We can briefly summarize some of the most important moments in her long career starting from the first prize she won in the dance competition TV show called “Twelve Dances Without a Saturday”. She has been a news presenter in Ora News Radio Television and also hosted various TV shows in different televisions, such as:
– One song for you (the talents TV Show) – Top Channel Television;
– 7 of my notes and Kioska (talk shows) – Ora News Radio Television;
– In the Restaurant (a reality show) – Arbëria Television;
–The National Song Festival (the oldest and the most prestigious song contest in Albania) -TVSH (Albanian Public Television);
– Introduced and produced Venus (the daily talk show) – Arbëria Television.
She left Albania and settled in France, where she continued her dancing career by taking part as dancer and choreographer on France 2, TF1, and M6 television channels.
She danced in various TV shows for singers and groups: Lara Fabian, Moos, Donna Summer, Nigel & Marvin, and Larousso, etc. and performed in the video clips of: Alizée, Sinclair, Etienne Daho, Florent Pagny, Paul Personne, Sniper, Jane Fostin, Sandy Valentino, and DSL, and she led choreographies for the “Qui est qui” tv show on France 2 Television. She performed as a dancer in Italy, on a daily show called “In Bocca Al Lupo”, broadcasted by Rai Uno Television.
She played for the National Theater of Kosovo in the adaptation of “Waiting for Godo” by Samuel Becket.
In 2000 she published her first novel “The Color of my Skin”, whereas in 2006 came the second book, a novel, “The Mask of the Heart”. She has worked as a model and acted in a number of TV commercials in France, Cameroon, Belgium, and Portugal (La Fnac, Nescafé, L’Oréal …). She was the image of “Antalya Travel &Tours” in Albania, and Ratp-Sncf in France where her photos were displayed in all the metros of Paris and the “Exploradrôme” Museum of Paris.
She had her first role in a feature movie and played Sarah Baker in “The Dancer”, produced by Luc Besson and later she played in the French TV series “Femme de loi”.
Hueyda was invited by the French Embassy in Albania to perform a song recital during the “Francophone week” at the Opera theatre of Tirana.
She also participated in the activities of the International Organization for Migration (IOM) against human trafficking. Composed a song for the occasion titled “Don’t be blind”, which was awarded Best Video Clip in the national video clip competition show called “The Nights of Albanian Video Clips”.
She has written many articles on social matters which were published in various daily newspapers, such as: Shqip, Panorama and Tirana Observer.
She is working on her third book and is currently writing articles about human rights issues.
At present she is the chief editor of the online magazine “Edispot”.
Per”Alba – Dansk ” Shkodrani


Leave a Reply