Dashi
Do te pushtoheni nga ndjesia se dikush po ju mashtron prej kohesh. Mund te flisni per dyshimet tuaja me nje person tek i cili besoni verberisht.
Demi
Ka ardhur momenti te merrni ne konsiderate nje oferte interesante. Vleresoni anet pozitive dhe negative dhe sigurohuni se cfare doni ne te vertete.
Binjaket
Nuk eshte momenti per te pretenduar qe te tjeret te bejne ate qe deshironi ju. Perkushtojuni thellimit dhe persosjes te njohjeve tuaja.
Gaforrja
Kur dikush do te marre vesh se ju keni kerkuar ndihme prej te tjereve, do te habitet. Por mos u shqetesoni, sepse kjo nuk do te zbehe aspak vlerat tuaja.
Luani
Mos u trembni nga humbja e lojes ende pa e filluar mire ate. Mos u dorezoni menjehere, por perpiquni te jeni kembengules dhe te vendosur deri ne fund.
Virgjeresha
Mos i beni gjerat me te komplikuara se sa ato jane ne te vertete. Perpiquni te mos i ngaterroni idete tuaja dhe krijoni nje vizion realist te gjerave.
Peshorja
Deshironi t`i kushtoheni me cdo kusht nje projekti qe ju zjen ne koke prej kohesh. Gjithe mundimi dhe lodhja juaj do te shperblehen shume shpejt.
Akrepi
Perqendrohuni te detajet. Sa me shume te merrni ne konsiderate elementet specifike ne cdo lloj situate, aq me i madh do te jete progresi juaj.
Shigjetari
Edhe nese gjendeni perballe disa veshtiresive me te medha se sa zakonisht, mos u shqetesoni sepse do te mesoni shume gjera te vlefshme qe do t`ju duhen per te ardhmen.
Bricjapi
Mos u perpiqni te kushtezoni zhvillimin e ngjarjeve. Beni te mundur qe gjithcka te zhvillohet ne menyre organike deri ne nje zgjidhje spontane.
Ujori
Mos harroni se jeta nuk ka vetem kenaqesi. Ka mundesi qe zbavitja te jete objektivi juaj kryesor ne keto momente, por shume shpejt do te nderroni mendim.
Peshqit
Krejt papritur dikush do t`ju shprehe mirenjohjen qe meritoni. Duhet te jeni te gatshem te beni dicka jo te zakonshme dhe do te fitoni nje besim te dyfishte.
Per “Alba – Dansk” Shkodrani



Leave a Reply