
Dy persona kanë humbur jetën tragjikisht në plazhin e Velipojës sot rreth orës 19:00. Dy pushuesit nuk kanë mundur t’i bëjnë ballë detit të trazuar.
Sipas njoftimeve të para, një prej viktimave Myfit Paçrami nga Shkodra është përpjekur të shpëtojë Adnand Halimin nga Ferizaj, Kosovë. Por kanë humbur jetën të dy.

Me ndërhyrjen e shumë pushuesve është bërë e mundur shpëtimi i tre personave të tjerë, të cilët kanë tentuar t’u vijnë në ndihmë 50-vjeçarit dhe 56-vjeçarit të cilët gjendeshin në vështirësi. Raportohet se një i tretë është dërguar në spital dhe ndodhet në gjendje kritike për jetën.

Dyshohet se ngjarja ka ardhur si shkak i motit të keq ndërsa duket theksuar se në këtë plazh ashtu si në shumë të tjerë në bregdetin shqiptar mungojnë rojet e plazhit, të cilët mund të kishin shmangur humbjen e jetëve.

Shekulli
Per”Alba – Dansk” shkodrani


Leave a Reply