
Përpjekjet për të bërë të efektshme, për të modernizuar e bërë më të fuqishme forcat ushtarake po tregojnë shenja suksesi.
Nga Miki Trajkoski për Southeast European Times në Ohër
Oficerë serbë dhe shqiptarë gjatë një stërvitje të përbashkët ushtarake midis Shqipërisë, Greqisë, Maqedonisë e forcave ajrore të NATO-s. [AFP]
Analistët thanë se ushtritë ballkanase vazhdojnë të reformohen, modernizohen, trajnohen e të ofrojnë arsimim jashtë vendin për korpusin e oficerëve të tyre me qëllim që të arrijnë standartet e NATO-s, pavarësisht nga pakësimi i buxheteve ushtarake.
Reforma ushtarake e Serbisë e ka bërë ushtrinë e saj të duket si cilado tjetër në NATO, sipas Aleksandar Radiç, analist ushtarak në Nismën Euro-Atlantike në Beograd.
“Kohët e fundit, ushtria ngriti nivelin e sistemit të saj të komunikimit, përftoi pajisje të reja për vëzhgimin elektronik e për forcat tokësore. Ajoi që mbetet është të përmbushë standartet për forcat ajrore,” tha Radiç për SETimes.
Po ashtu, Maqedonia vitin e kaluar zbatoi një plan për të riorganizuar e modernizuar forcat e armatosura të saj, që do të përfundojë deri më 2015, si pjesë e përpjekjes së vazhdueshme për të arritur standartet e NATO-s
“Kishim dy brigada të mekanizuara e tani vetëm një, identike me njësitë në vendet anëtare të NATO-s. Po ashtu është një brigadë për mbrojtjen kundër-ajrore,” tha për SETimesMirçe Gjogoski, zëdhënës për ushtrinë maqedonase
Që më 2005, Maqedonia ka punuar për të modernizuar ushtrinë për të arritur standartet e NATO-s, tha Blagoje Markovski, president i Forumit të Ballkanit për Sigurinë në Shkup.
Markovski shpjegoi se ekspertët e NATO-s këshilluan Maqedoninë, që doli pastaj me planin e zhvillimit e modernizimit më 2003 e ka shkuar përpara pavarësisht nga një pakësim i fondeve nga 2.2 përqind të buxhetit të shtetit të planifikuara në 1.3 përqind
“Detyra e parë që kreu ishte të pakësonte numrin e punonjësve me qëllim që të përshtatej formacioni i ushtrisë e të rritej niveli i trajnimit të saj. Qëllimi kryesor: modernizimi i ushtrisë me sisteme armësh e pajisjesh si dhe të përshtatet ajo për të marë pjesë në misione paqeruajtëse,” tha Markovski për SETimes.
Gjorgoski tha se Maqedonia zbaton konceptin e kapaciteteve operacionale me të cilat vlerëson gatishmërinë e njësive për të marrë pjesë në misionet e NATO-s dhe BE-së.
“Do të vazhdojmë të zbatojmë standartet e NATO-s në trajnimin e arsimimin e oficerëve e nën-oficerëve,” tha Gjogiovski.
Mali i Zi po zbaton një plan të ri të mbrojtjes strategjike e po riorganizon ushtrinë e tij.
“Nëpërmjet reformave, ushtria hoqi qafe shumicën e armëve të rënda, shkatërroi tanket, por mbajti vetëm një numër të vogël aeroplanësh. Reforma më e madhe u bë në marinë, ku u shitën më shumë se 50 anije,” tha Radiç.
Planet në vazhdim të riorganizimit përfshijnë përftimin e helikopterëve të rinj e radarëve me shumë qëllime për forcat ajrore të saj e anijet e reja të patrullimit për marinën. Përveç kësaj, sistemi i ri i informacionit e administrimit do të mundësojë një kontroll të qëndrueshëm të ujerave territoriale të Malit të Zi në Adriatik.
Reformat në Bosnjë dhe Hercegovinë (BiH) janë mbështetur në ligjet e mbrojtjes të 2003-shit e 2005-sës për të krijuar një sistem mbrojtje e ushtri të unifikuar Ato çuan në pakësimin e personelit ushtarak nga 12,000 në 10,000 dhe shkatërrimin e 11,000 tonë municione e pajisje shpërthyese.
“Rezultatet e reformave mundësuan hyrjen e BiH-së në programin e NATO-s për Partneritetin për Paqe më 2006,” tha për SETimes ministria e mbrojtjes e BiH-së në një deklaratë.
Ministria tha se modernizimi i ushtrisë vazhdon duke zbatuar standartet e ndër-lëvizshmërisë. Ushtria e BiH-së ka fituar e marë ndihmë në pajisje, makineri e nëpërmjet ngritjes së infrastrukturës.
“Ka një analizë në vazhdim të nevojave të ardhme të ushtrisë e po krijohet një plan afat-gjatë modernizimi për të arritur standartet e nevojshme të NATO-s. Kjo është pjesë e Shqyrtimit të Mbrojtjes së BiH, që ka për qëllim të forcojë aftësitë mbrojtëse të vendit dhe do të përcaktojë dinamikën e blerjeve,” tha ministria
Ç’farë duhet duhet të bëjnë më mirë vendet e Ballkanit për të zbatuar më mirë standartet e NATO-s? Shtoni komentin tuaj më poshtë.
Kjo përmbajtje është autorizuar nga SETimes.com.
Per”Alba – Dansk” shkodrani


Leave a Reply