NETËVE TË PËRRALLAVE…
Shumë kohë e pamot humbet
Me mite e plot kopalla
Shumë tru lahen e shpërlahen
Pa hetuar ashpërsinë e luftës së intereseve…
Stubëll, 1 tetor 2007
VETËM NJË RRUGË
Zhurmoni e luftoni ndërmjet intereseve
Shtyhuni e sakatohuni
Me njëmijenjë vese
Njëmijenjë drejtime trilloni
Por mos harroni
Drejt së vërtetës
Vetëm një rrugë është!
Stubëll, 1 tetor 2007
JASHTË FORMALITETIT…
Asgjë nuk funksionon
As nuk shkruhet në librat ditore
Jashtë formalitetit t’uniformuar
Vendimet vijnë nga larg…
Stubëll, 1 tetor 2007
IK MEGJITHË PREMTIMET
Në këtë shekull kanë vlerë fakte dhe akte
Nuk na duhen fjalë të thata
Shporru me përrallat e shekullit të djegur
Ik nga këtu!
Stubëll, 1 tetor 2007
MËNGJESI TROKET NË ZEMËR
Zgjohuni
Në ditën e re hyni
Të gjithë në ditën e re të bëjmë emër
Mëngjesi i dashurisë vjen me krenari
E na troket në zemër
Stubëll, 2 tetor 2007
NË KANALIN E SHFRYTËZIMIT
Të njëjtit që e gyrryen shekullin e perënduar
Ata që hënën e kafshuan
Mu ata që diellin e sulmuan
Edhe sot zvarriten
Në kërkim të gjakut të ri…
Viti, 2 tetor 2007
NË HAPSIRAT E BESËS
Të parët dhe të fundit ne jemi
Të vetmuar në këtë stinë
Qëndrojmë e nuk dorëzohemi!
Viti, 2 tetor 2007
NDJENJA EMOCIONALE
Buzëqeshje e dridhje
Përnjëherësh
Kjo zemërbutë seç përjeton
Në çastet e madhërueshme
Të kurorëzimit
Në fronin e mbretërisë së dashurisë!
Viti, 2 tetor 2007
PA SHKATËRRIME!
E duam një botë tjetër
Të ndryshme
Tërësisht dashurisë përshtatur
Pa urrejtje e larg luftërave
Pa shkatërrime…!
Ferizaj, 2 tetor 2007
NË TË GJITHA DREJTIMET
Erë e dashurisë
Me ëmbëlsi mrekullie frynë
Regjimi ynë po lëshon rrënjët
Anekënd gjithësisë!
Ferizaj, 2 tetor 2007
KUR DIMRIT I VJEN FUNDI
Gjithçka ngjanë
Jashtë kontrollit del njerëzia
Koha matet me orë tmerri!
Ferizaj, 2 tetor 2007
TASH FLET DASHURIA
Bashkë me shekullin e djegur
Me fuqinë e fatit të mrekullueshëm
Shkrumb është bërë urrejtja
Eni në vallen e gëzueshme
O njerëz të mirë
Eni se tash këtu flet dashuria!
Ferizaj, 2 tetor 2007
TEJ KËRCËNIMEVE
Tollovi plot
Rrëmuja çastesh
Ndeshje vesesh
Me komplot
Gërvishje interesesh
Ferizaj, 2 tetor 2007
DITËBARDHA JONË BËN LIGJET
Mos u merakosni
Në këtë stinë të mrekullisë
Ditëbardha jonë bën ligjet
Me ëmbëlsi
Pikënisje ka kushtetutën e dashurisë
Për shekullin tonë e madhe pasuri!
Ferizaj, 2 tetor 2007
ME PAK FJALË SHUMË TË THEMI
Shekull i ndërlikuar është ky
Sa më aktivë të jemi në akte dashurie
Të flasim pak
Me fjalë të zgjedhura
Botën ta zbukurojmë
Dhe në histori shumë të themi
Stubëll, 2 tetor 2007
NDËRMJET KRONIKAVE…
Gjithandej
Eshtëra të thara plot
Mbi vrushkuj gjaku të ndryshkur!
Stubëll, 2 tetor 2007
ME STECIFIKAT TONA…
Kahdo të lëvizë historia
Ne jemi njësoj
Origjinalë në dashurinë e amshuar
Autentikë në specifikat tona
Stubëll, 3 tetor 2007
MBI KRAHËT E DASHURISË
Fluturojmë hareshëm
Nëpër të gjithë qiejt e gjithësisë
Me yjtë e fatit përshëndetemi
Me ëmbëlsi tradite…
Stubëll, 3 tetor 2007
PA NDRYSHIME NDËR TË VARFËR
Në taborret e të pasurve të shfrenuar
Mbytje e përmbytje
Mes grupeve të të mirave materiale
Vazhdojnë
Në radhët e të varfërve
Çdo ditë e më të mëdha janë mungesat
Vetëm lypsarët shtohen!
Stubëll, 3 tetor 2007
MBAS ANKTHIT…
Ende larg kthjelltsisë
Nuk ishte në gjendje
As një të vetmen fjalë ta shqiptone!
Stubëll, 3 tetor 2007
PASURI DASHURIE
Anekënd gjithësisë
Shekulli ynë i dashurisë
Me gjuhë mrekullie
I mbushë plot faqet e historisë
Stubëll, 4 tetor 2007
BUZËQESHJE NË ËNDËRR
Fjetur ishe
Symbylltas buzëqeshje
Velenxa ime
Edhe në ëndërr më e bukurua je
Simbol’ i bukurisë së stinës
Viti, 4 tetor 2007
PËR PO-NË HISTORIKE
Mrekullisht kemi ardhur
Në fronin e stolisur
Historinë ta bëjmë shërbëtore të dashurisë
Viti, 4 tetor 2007
EJA ME BEKIM DASHURIE
Të gjithë po të presim
O mrekullia e shekullit të ri
Eja me bekim dashurie
Botën mbarë ta mbjellim me të lumturuarën njerëzi!
Gjilan, 4 tetor 2007
KËNDEJ MURIT
Ne jemi zotshpie
Me të drejtën natyrore
Sot e përgjithmonë
Ligjet me kushtetutë dashurie i nxjerrim
Vetëvendosje me krenari mbrojmë!
Gjilan, 4 tetor 2007
HISTORI MES ËNDËRRASH
Herë festa, herë kronika
Në natën e ndritur nga ëndërrbardhat
Vetëm ne dy i shohim
Velenxa ime
Të dashurisë janë histori…!
Gjilan, 4 tetor 2007
PËRGATITJET VAZHDOJNË…
Nuk ndalojmë
Fakte e argumente grumbullojmë
Historia duhet kompletuar
Përgatitjet vazhdojnë
Gjilan, 4 tetor 2007
JASHTË INTERESEVE TË NGUSHTA
Bashkë
Me fuqi mrekullie
Situatën e marrim në dorë
Farë dashurie mbjellim anekënd botës
Me bekim të Perëndisë!
Gjilan, 4 tetor 2007
TEJ DEKLARATAVE
Shumë gjëra fshehen
Rreth fjalëve të pathëna
Shumë projekte presin
Shumë dëshira – të palindura vdesin
E bota varur në shpresa
Pret e pret…
Prishtinë, 4 tetor 2007
UDHËS SË SHPRESAVE…
Shekuj të tërë udhëtojmë
Në kërkim të lajmit të mirë
Besë e dashuri seç i forcojmë!
Prishtinë, 4 tetor 2007
ME BUKËN E PËRDITSHME
Detyrë e jonë e përditshme
Që nuk guxon të harrohet:
Me bukë dhe me këngë dashurie
Mbarë njerëzimin ta ushqejmë!
Prishtinë, 4 tetor 2007
ME DËSHMI DASHURIE…
Anekënd gjithësisë marshojmë
Në të gjitha relievet
Edhe qiejve fluturim
Valle të gëzuara lozim rreth yjve gazmorë
Prishtinë, 4 tetor 2007
ÇMIMI I DASHURISË
O njerëz të mirë
Këndoni pa pushuar
Zotin lavdëroni dhe falënderoni
Për dritën e mrekullisë
Dhe çmimin e madh të dashurisë!
Gjilan, 4 tetor 2007
DUAM TË NISEMI
Mjaft kemi pritur
Puna na do të lëvizshëm
Shumëçka kemi për të bërë
Prandaj
Duam të nisemi
Aty ku na do puna të mbërrijmë!
Stubëll, 4 tetor 2007
BASHKËRISHT MË TË FORTË!
Asnjë mos u ndani
Ecim bashkë përpara
Me këngë krenarie
Mbarë njerëzimin ta ftojmë
Botërat e dashurisë t’i përvetësojmë!
Stubëll, 4 tetor 2007
MOS U STRUK…
Eja me kokën lartë
Tashmë të preferuar të botës jemi
Protagonistë të ndritur të dashurisë
Stubëll, 4 tetor 2007
NË FLUTURIMIN E HARESHËM
Të gjitha botërat i kemi përshkuar
Unë e ti të pandashëm
Dashurisë së mrekullueshme duke i kënduar
O velenxa ime
Shumë ylberëve ngjyra vezulluese duke u dhuruar
Stubëll, 5 tetor 2007
KAH TË SHKOJMË?
Kah nata juaj shumë rreziqe
Errësirë e papashme pa dëshmitarë
Nuk bën…
Kah dita jonë shumë punë
Telashe e probleme plot
Nuk na e do mjaft…
Kah të shkojmë?!…
Stubëll, 5 tetor 2007
ME MATERIALIN E MBLEDHUR
Të gjitha kaptinat e historisë
Sipas normave të besës
Realisht po i plotësojmë
Vezulluar me vlera dashurie!
Stubëll, 5 tetor 2007
NUK NJOHIM RREZIQE NE!
Jemi shumë të vendosur
Rrugën tonë në misionin e shenjtë vazhdojmë
Pa marrë parasysh çmimet…
Këtë botë të dalldisur do e ndryshojmë!
Ferizaj, 5 tetor 2007
NË TË BUKURËN STINË…
Më të zëshmit ne jemi
Me këngë të hareshme të dashurisë
Motorë jete të shekullit të ri!
Ferizaj, 5 tetor 2007
EDHE PAK FJALË TË SHTOHEN
Me fuqi mrekullie
Predikimi ynë i dashurisë
Po lëshon rrënjë në zemrat njerëzore
…
Le të shtojmë edhe pak të bekuara fjalë
Që bota përfundimisht të ndryshojë!
Ferizaj, 5 tetor 2007
NDËRMJET VEZULLIMAVE
Si më të bukurin yll të gjeta
Simbol’ i dashurisë shekullore
Gëzim’ im i stinës së re!
Ferizaj, 5 tetor 2007
ME T’ËMBËLAT SHIKIME
Me frymën e mrekullisë
Mes vezullimave të stinës së re
U muarëm vesh
Tash n’aktet e dashurisë jemi të parët!
Viti, 5 tetor 2007
PËR SHPIRTIN E HUMBUR
Të gjithë vuajnë e dhembje kanë
Dhe ende kërkojnë
Labirintheve të thashethënave n’errësirë…
Viti, 5 tetor 2007
NUK I SHEH PROBLEMET DOT?!
O ti i botës së krisur
Pse or marroq ia futë kot
Thjeshtë do të na mashtrosh
Apo nuk i sheh problemet dot?!…
Stubëll, 5 tetor 2007
I MREKULLUESHMI YLBER
Në çastin e duhur
Gjithmonë i pranishëm
Në pika të zgjedhura të relievit
Këtë hapsirë dashurie zbukuron
Me vezullima mrekullie
Natyrë e zemër seç më hijeshon!
Stubëll, 5 tetor 2007
Per”Alba – Dansk” Shkodrani



Leave a Reply