
BEQIR SINA, New York
BENSONHURST BROOKLYN NY : Artikulli, letra dhënë revistës Sudosteuropa, dhe gazetës serbe “Vesti-n” në Frankfurt, si dhe dekleratat dhe intevistat “kapriçoze” në shtypin shqiptarë pas reagimeve të drejta të shqiptarëve, Fatos Lubonja me thënë të drejtën :”Nuk më bëri përshtypje aspak fare!”. Mbasi këtë njeri, dhe disa prototipa të ish kohës së komunizmit, sot, politikan, shkrimtar, poetë, analistë dhe opinoinist në Shqipëri, vetëm në pozicionin e patriotit nuk pres t’i gjejë një ditë!. Mirëpo, çfarë nuk ndodh sot, dhe çfarë nuk dëgjon sot në Shqipëri, marrëzi dhe çmenduri edhe të tipit Lubonja!.
Sigurisht, që i ruaj vetes në këtë shkrim të drejtën për të “mos rrahur gjoksin”, se unë jam patriot, anti komunist, apo ish i presekutuar, apo të flasë në emër të kësaj shterse . Sepse, nuk kam tagrin dhe as të drejtën e asaj shtrese, që të flas pa pas autorizimin e saj. Por, flasë edhe shkruaj si një prej atyre mijëra të presekutuarve, bashkëvuajtësve të mi, që si unë kan hequr të zinjët e ullirit , nga komunizmi në Shqipëri, dhe sllavo – komunizmi serb në trojet tona.
Andaj, ajo që nuk më linte pa shkruar, është se diçka më mundon në shpirtin tim – për të gjithë ata shqiptarë (vëllezër e motra) që kaluan një nga vuajtjet biblike – nga më barbaret nën okupimin vrastarë të shtetit të Serbisë kriminele.
Kuptohet se më ngancmonte një pyetje :” Pse pas kaq vitesh edhe në liri e demokraci Fatos Lubonja,(por si ka plot sot ne Shqipëri) del me dekleratat e tij në një pozicion të tillë “anti -nacionalist” apo me saktë “kundra shqiptarëve” të cilët luftuan dhe derdhën gjak, për liri e pavarësi. Ky njeri mesa mbaj mend, këto 23 vjet dhe sidomos dekadën e fundit në emisonin “Opinion” ka qenë gjithmonë me dekleratat e tij “skizofrene”, në televizion në të njëjtën marrëzi të atyre që janë njohur botërishtë si “më anti shqiptarët”, radikalët e Serbisë.
E marë thjesht pyetja është se:” A është edhe kjo si një lajthitje tjetër e Fatos Lubonjës, që tashmë ka ndodhur, sadoqë mund të bëjmë kritikat subjektive apo objketive?” për njërën dekleratë apo tjetrën, mbasi ai ka shumë, prej se kur “i gjthëpushtetshmi” në Shqipëri, në opinionet nëpër televizione, e ka zgjedhur Lubonjën si “profetin” e marrëzive që nuk paskan fund……!
Fatos Lubonja si më i “përzgjedhuri” i të “përzgjedhurve”, sot në televizionet shqiptare, në se e keni parë me një pamje menefrego prej skizofreni, mendjemadhësie të tejskajshme, mimikë e lëvizje si “putanat”, në ekranin e televizionit, është i “angazhuar në axhendën e çmontimit të miteve dhe simboleve tona kombëtare shqiptare.”
A keni parë Fatos Lubonjën në debatin e përfshirë, për himnin dhe flamurin kombëtar, gjuha shqipe, kështjellat, besa, toleranca fetare, figura e Skënderbeut, lufta e UÇK-së, lufta e shqiptarëve të Maqedonisë, “Rruga e Kombit”, etj, etj, se sa me menefrego dhe shpërfillje ka debatuar ai, sikur të mos kishte as edhe një pikë gjaku shqiptari, i themi ne shqiptarët.
Për mendimin tim, Fatos Lubonja do të kishte qenë më i nderuar, dhe i respktuar sikur ai në artikullin e botuar në edicionin e majit të revistës Sudosteuropa, ose në letrën në “Vesti-n” serbe të Frankfurtit, të ishte marrë sado pak për sensabilizim dhe me hallet problemet, çështjet e të preseketuarve – ish të burgosurve politik, të interrnuarve, ish – pronarëve.
Dhe ajo që i shkon më për shtat ai duhet të sqaroi ose kërkoi llogari se përse për 23 vjetë prej se kur u rrëzua regjimi komunist, dhe pse ish të presekutuarit u DEFAKTORIZUAN, gjatë këtyre 23 vjetëve!?. E jotë merrej me një çështje, që jo vetëm si takon dhe nuk i përket Lubonjës, mbasi mendojë që ai sdi kurrëgjë, dhe është një “elifmatrak” nga që nuk e di se : “…..kush është Ramush Haradinaj – UÇK-ja – apo shqiptarët që ai i quan “skizofrena”.
A e di Fatos Lubonja se :”Po të mos ishte Ramush Hardinaj, luftëtarët dhe komandantët e lirisë, UÇK-ja, Kosova, do të ishte e Serbisë, e jo si e shohim ne sot Kosovën, të lirë e të pavarur, aty ku na është bërë ëndrra shekullore një realitet!”
Kështuqë, me të drejtë në Kosovë dhe mbarë trevat shqiptare, ai ka një lumë të furishëm me reagime ku thuhet se:” Fatos Lubonja doli edhe mbi Millosheviqin, Nikoliqin, Sheshelin për qëndrimet që kan thënë ata kundër luftës çlirimtare të Kosovës. Kur, vetë Tribunali i Hagës e liroi komandantin e Dukagjinit Ramush Haradinajn, është e qartë se edhe më radikalët në Serbi nuk kanë qenë të vetmit të cilët ishin të mos pikëllohen, dhe të mos i “fërkojnë duart” me dekleratat e Fatos Lubonjës”, ashtu si e lavdëruan gazetat dhe televizioni i Beogradit Fatos Lubonjën për dekleratat e tij.
Mbasi tash ai është futur në një “tufë me ujqërit” e shqiptarëve, Fatos Lubonja,”Intelektuali i presekutuar ish i burgosuri politik ” i Enver Hoxhës, po bën “drejtësinë”, duke duke u përpjekur për të dalë edhe mbi gjykatën ndërkombëtare të Hagës. Çfarë turpi! i një “Intelektuali i presekutuar ish i burgosuri politik, që i ngrysi vitet e rinisë së tij në burgjet famëkeqe të Spaçit dhe Qafë Barit.” Çfarë turpi! mbasi kjo është mënyra më e mirë për t’i shërbyer qëllimeve të djallit! të kriminelve dhe vrastarëve barbar të Serbisë “, e jo kurrësesi ne shqiptarëve!.
Tani që Reja e zezë që tashmë i ka rënë tani mbi Fatos Lubonjën, medeomos sipas meje se “i ka hequr mbase me meritë të plotë, atij edhe të drejtën morale të paktën në sy të gjithë shqiptarëve, në Shqipëri, Kosovë, trojet tona etnike dhe diasporë, për ti thënë Fatos Lubonjës “Intelektuali i presekutuar ish i burgosuri politik ” i Enver Hoxhës ! kështu të paktën mendojë unë.
Sepse, që të shitesh kaq lirë, kaq poshtër, sa e ka bërë veten Fatos Lubonja, kjo është shumë – shumë e vështirë të përsëritet tek dikush tjetër,. Mbasi, sot të paktën jemi të lirë, dhe nuk kemi më frikë të themi të vërtetën , se na fusin në burg si e futën Fatos Lubonjën, gjatë sundimit diktatorial të 45 viteve të çmendurisë tonë . Nuk e kemi më policin, dhe ushtarin serbë në Kosovë, falë atyre luftëtarëve që bënë sakrificën më sublime dhanë edhe jetën për liri e pavarësi.
Por, nuk e di se ku duhet shkuar ( ndoshta vetëm radikalët politikan dhe intelektual të Serbisë) t’i gjesh për të bërë krahasime, me dekleratat e Fatos Lubonjës, dhe njerëz si Fatos Lubonja.
Ngaqë faktet janë kokëforta, për të nxjerr në shesh se sa të paturpëshme janë dekleratat e Fatos Lubonjës, dhe të një pjesë si ai që nuk njeh dhe nuk do të njohë historinë e popullit të vet, dhe që nuk ka as mbështetjen dhe as keqardhjen më të vogël për “vuajtjen” e tij, tani të askujt. Lubonja me këto deklerata në thelb, jam i sigurt që kur ta lexojë do të thotë ashtu sikur ka lexuar edhe regimet e tjera se “nuk ja ndjen për ne! çfarë themi për të, dhe nuk do të merret me ne për sa i ecën fjala në Shqipëri.
Ai meqense ka ekces në shumë mendja në Shqipëri dhe jashtë duhet t’a ngrejë zërin të merret për hallet dhe problemet, çështjet e të preseketuarve – ish të burgosurve politik, të interrnuarve, ish – pronarëve, dhe jo të merret dhe do t’a gjejë tani Lubonja se “Kush është Ramush Haradinaj – UÇK-ja – apo ne shqiptarët jemi skizofrenë” Turp! për Fatos Lubonjën
Por tek e fundit “E pse duhet t’ja ndjej? atij, për ne. Dhe :” A mundet që shqiptari të bëhet vegël e dikujt tjetër e sidomos serbit dhe grekut? Jo!!! kurrë- kurrë!!!
Këtë mund t’a bëjë vetëm një prototip i Fatos Lubonjës . Ai që është biri i Todi Lubonjës, i cili dihet se ka qenë një bashkëpunëtor i ngushtë i Enver Hoxhësdhe kreu i televizionin kombëtar shqiptar deri nëfillim të viteve 1970. Por që në rrjedhën e ndarjes së Hoxhës me BRSS në vitin 1960, Todi Lubonja u arrestua si është thën atëhere për të shprehurkundërshtimin. Fatosi, i cili në atë kohë kishte qenë duke studiuar fizikë në Tiranë, u arrestua thuhet ” për shkak të zbulimit tëditarit të tij, i cili thuhej se në atë kohë ishte shumë kritik ndaj Hoxhës”.
Fatos Lubonja fillimisht u dënua me shtatë vjet burgim. Ai u akuzua se i përkaste një rrethi të shqiptarëve pro-sovjetikë dhe për këtë u dënua në burg me njëzet vjet. Pasi kaloi trembëdhjetë vjet në punë të rëndë, ai u zhvendos për të kaluar në burgjet enveriane larg të burgosurve të tjerë dhe zgjodhi vetminë në qeli.
Fatos Lubonja u lirua në vitin 1991,pasi ka kaluar shtatëmbëdhjetë vjet në burg dhe pasi pësoi një “avari” nervore, duke kryer dënimin e tij në atë kohë.
Per”Alba – Dansk” Shkodrani


Leave a Reply