![]()
Një shtetas shqiptar 25 vjeçar u kap në flagrancë nga policia daneze derisa po kryente një grabitje në një shtëpi private në qytetin Hedevej.
Policia theksoi se ndaj 25 vjeçarit ishte lëshuar fletëarrest dhe se ai vazhdimisht po kërkohej. Vetëm disa ditë para grabitjes, policia nuk gjeti ate në banesën e tij për ta arrestuar, por ai u kap duke kryer vjedhje.
Shtetasi nga Shqipëria u kap përderisa ishte duke vjedhur monedha të arta në një shtëpi private dhe ishte i shoqëruar nga një shtetas irakian. Ai pas arrestit menjëherë u dërgua në paraburgim në burgun e Silkeborg. Gjatë bastisjes së këtij grabitësi janë gjetur monedha të arit dhe gjësende të tjera me vlerë. (Antonio Martini/INA)
Per”Alba – Dansk” shkodrani


Leave a Reply