
(Ky takim eshte zhvilluar me daten 6 Korrik 2013 -V:O – Shenim i red.)
Në një takim sot në ambientet e Komunës së Tetovës kryetarja Teuta Arifi priti dy drejtues të mediave shqiptare nga Skandinavia, Z.Adnan Aliti drejtues I radio televizonit Zëri I Kosovës-ZIk dhe drejtorin e radio Antenës prof.Naim Jumniu.
Në këtë takim u bisedua për mundësitë e bashkëpunimit në mes të bashkëatdhetarëve tanë që jetojnë në Danimarkë dhe Skandinavi dhe për ura komunikimi mes Komunës dhe shqiptarëve atje.

Nga ana e drejtuesve të mediave shqipe në Skandinavi iu urua posti i kryetares së komunës së Tetovës dhe u premtua bashkëpunim më të afërt në të ardhmen.

Me këtë rast u tha se eksperiencat e shqiptarëve në Danimarkë janë shumë të rëndësishme për shqiptarët në Tetovë ndërsa kapacitete intelektuale do të jenë të mirëseardhura sepse gjeneratat e reja tanimë kanë kryer shkolla dhe kanë marrë dije që janë të nevojshme për qytetin e Tetovës.

Nga ana e kryetares Teuta Arifi u tha se diaspora shqiptare është pasuri kombëtare e jona dhe unë gjthnjë do të jem në funksion të tyre duke u angazhuar me gjithë ekipin tim për tua lehtësuar ditët kur janë në atdhe.
Më pastaj dy drejtuesit e mediave shqipe zhvilluan një intervistë të cilën do ta transmetojnë në mediat e tyre në Skandinavi.
Marre nga facebook
Per”Alba – Dansk” Shkodrani


Leave a Reply