Në prag të zgjedhjeve lokale të vitit 2027 ,kandidatët në garë të të gjitha subjekteve politike, duhet të kuptojnë, se pas zgjedhjeve votuesit e të gjitha palëve do të jetojnë përsëri bashkë, në të njëjtin qytet, në të njëjtat lagje dhe komunitete.
Politika e zgjedhjeve lokale ka nevojë për alternativë, ndershmëri dhe transparencë publike.
1. Jo gangsterllëkut politik , por qytetarisë, edukatës dhe respektit për qytetarët votues.
2. Jo kërcënimeve dhe presioneve, por konkurrencës së lirë dhe demokratike.
3. Jo përballjes së forcave, por përballjes së ideve dhe alternativave.
4. Jo propagandës, por fakteve, transparencës dhe të vërtetës.
5. Jo arrogancës së pushtetit personal, por llogaridhënies përpara qytetarëve jashtë bindjeve politike.
6. Jo premtimeve boshe, por programeve konkrete ,të besueshme dhe të realizueshme për qytetarët.
7. Jo interesave personale, por interesit publik dhe zhvillimit të Lezhës.
8. Jo përçarjes politike, por bashkëpunimit dhe bashkëjetesës qytetare.
9. Jo pazareve dhe klientelizmit, por integritetit dhe përfaqësimit të ndershëm.
10. Jo urrejtjes pas zgjedhjeve, por respektit të ndërsjelltë, sepse kundërshtarë politikë nuk do të thotë armiq në jetën qytetare.
Lezha nuk është dhe nuk mund të jetë pronë e askujt!
Lezha u përket të gjithë qytetarëve, pavarësisht bindjeve dhe përkatësive politike.
Kush kërkon besimin e qytetarëve, le të paraqesë bilancin, programin, ekipin dhe përgjegjësinë.
Zgjedhjet mbarojnë, mandatet përfundojnë, por ne do të vazhdojmë të jetojmë bashkë!
Lezha ka nevojë për alternativë,besim ,përgjegjësi dhe jo përplasje politike.
Paulin Marku
Burimi/Facebook


Leave a Reply