Kënga Shovene Serbe në zemër të Europës nuk asht as aksident e as rastësi por shenjë e përkrahjes Europiane ndaj Serbisë Gjenocidale!
Ajo nuk asht kangë nacionaliste siç gabimisht apo qëllimshëm po portretizohet sepse nuk po mbron diçka që i perket apo asht e Serbisë por po kërkon tokat që nuk kanë qenë kurrë të saj!
Nuk ishtë aksident mos reagimi serioz dhe heshtja e Europës ndaj sulmit terrorist shtetëror Serb në Banjskë të Zveçanit në vitin 2023!
Nuk ishte rastësi që si negociator të dialogut që ata e quanin Prishtinë – Beograd e jo Kosovë-Serbi (per te nenkuptuar se dialogu nuk asht midis dy shteteve) u caktua Miroslav Lajçak një antishqiptar nga një vend që nuk e njeh Kosovën si Sllovakia!
Nuk ishte rastësi mos reagimi Europës ndaj ceremonisë shtetërore serbe për Ratko Mlladiqin, kasapin e kasaphanës së Milosheviqit!
Mbi të gjitha nuk asht rastësi presioni i vazhdueshëm i Europës e Perëndimit në përgjithësi ndaj Kosoves për Asociacionin e Komunave me shumicë Serbe në Kosovë!
Shumica e b*pambukëve burokratë të Europës besojnë rrenën 150 vjeçare serbe se Kosova asht zemra dhe djepi i Serbisë! Ata besojnë se Kosova asht tokë serbe e Serbise i asht ba padrejtësi me nderhyrjen e NATOs në vitin 1999. Shumë dokumentarë të kohëve të fundit qoftë të BBC-se qoftë të mediumeve të tjera perëndimore e shfaqin këtë pendese!
E ata janë të ligjëruar në njëfarë mënyre kur shohin kryeministrin e Shqipërisë të jetë avokat i Serbisë në Europë e jo i Kosovës!
Ata besojnë vërtet se Serbisë i digjet shpirti për kishat dhe manastiret (demek) serbe në Kosovë!
Ata nuk e kanë kuptue apo nuk duan ta kuptojnë gjestin simbolik të Ibrahim Rugovës të dhurimit të gurëve të çmuar të nëntokës së Kosovês personaliteteve të huaja! Por, ata nuk janë naivë si elitat e sotme shqiptare të Kosovës e Shqipërisë Londineze e nuk e kuptojnë se Asociacioni nuk asht organizëm thjesht kulturor por asht Serbia shtetërore në Kosovë, është preludi i shkërmoqjes se Kosovës se Pavarur!
Unë nuk pres nga Tirana e sotme zyrtare të mbrojë e ti dalë zot Kosovës sepse ky sekt asht sponsorizu politikisht që në krye të herës të jetë dora e zgjatur e Serbisë në Tiranë. E këtë e ka dëshmuar në çdo qëndrim politik pro Serbisë që nga marrëveshja me Boris Tadiçin në Shkodër e kjo nuk ban të harrohet!
Unë nuk pres asgjë të hajrit nga “vëllai” i Vuçiqit në Tiranë sepse Shqiperia asht vend i pushtuar nga një klikë pro-Serbe, e pranojmê apo jo!
Por, unë pres nga shqiptarët e Kosovës e sidomos nga politikanët e saj, nga i pari tek i fundit të kuptojnë se Asociacioni asht rrënim i shtetit të Kosovës e nuk duhet pranuar në asnjë rrethanë!
Sepse po të pranohet, asht fundi i Kosovës shtet!
Është kaq e thjeshtê!
Burimi/Facebook


Leave a Reply