“Zot, ti je i lavdëruar, i nderuar dhe i bekuar, që sërish ke dëbuar ushtrinë turke nga vendi ynë dhe e ke sjellë vendin tonë në themelet e tij të vjetra. Atdheu im, unë jam i yti gjithmonë. Na e dhuro, o Zot, një fund të bekuar…”
– Gjergj Kastrioti Skënderbeu 4FB03475-E8EA-4568-9…
Vëllezër dhe motra! Ashtu si dikur Gjergj Kastrioti dëboi pushtuesin turk, sot ne kemi të njëjtin detyrim të shenjtë kombëtar: të largojmë të keqen 82-vjeçare, tradhtarët, vrasësit dhe hajdutët e këtij kombi!
Shqipërisë i duhet bashkim kombëtar, jo riciklim i prapambetjes!
Respekti për çdo besim është i shenjtë. Por Shqipëria nuk është dhe nuk do të kthehet kurrë në arenë për përplasjen e ideologjive fetare!
Besimi është e drejtë e çdo njeriu. Por kur feja përdoret për pushtet, kur përdoret për të na përçarë dhe për ta vënë përkatësinë fetare mbi gjakun dhe identitetin tonë kombëtar, atëherë heshtja është tradhti! Kemi detyrimin të ngremë zërin!
Ne nuk jemi popull pa rrënjë! Ne kemi historinë tonë, kemi gjuhën tonë, kemi kulturën dhe identitetin tonë të lashtë kombëtar! Nuk kemi nevojë të importojmë projekte ideologjike, parti fetare apo modele të huaja që na kthejnë pas dhe na largojnë nga drita e arsimit, shkencës dhe qytetërimit europian!
Kujtoni historinë! Në kohën e Gjergj Kastriotit – Skënderbeut, bashkimi ynë u bë simbol i qëndresës dhe mburojë e lirisë. Më pas, pushtimi osman na solli shekuj nënshtrimi dhe plagë të thella. Historia është aty që ne të nxjerrim mësime, jo që ta përsërisim atë! 4FB03475-E8EA-4568-9…
Ne nuk kemi dalë këtu për ta ndërruar një të keqe me një të keqe edhe më të madhe! Ne nuk duam një Shqipëri që riciklon prapambetjen, që i kthen ndasitë fetare në pazare politike dhe e mban kombin peng të kësaj klike 82-vjeçare hajdutësh e tradhtarësh!
Çdo model që pengon lirinë, arsimin, barazinë dhe dinjitetin njerëzor, duhet kundërshtuar me forcë!
Prandaj sot, nga ky shesh, ne themi me zë të lartë se ne duam:
Pikë liste Përparim, jo prapambetje!
Pikë liste Dije, jo fanatizëm!
Pikë liste Bashkim, jo përçarje!
Pikë liste Demokraci, jo sundim ideologjik!
Ne duam një Shqipëri ku myslimani, katoliku, ortodoksi dhe çdo qytetar tjetër të jenë të barabartë para ligjit dhe si një trup i vetëm para kombit!
Ne nuk jemi mbledhur për të bërë parti të reja. Ne jemi mbledhur për të lidhur një BESË TË RE KOMBËTARE! Një besë ku interesi i Shqipërisë është mbi çdo interes personal, partiak apo fetar!
Sepse:
FEJA ËSHTË BESIM! ATDHEU ËSHTË I PËRBASHKËT! KOMBI ËSHTË IDENTITETI YNË!
Shqipëria nuk kthehet më pas! Shqipëria do të marrë forcë nga historia e saj e lavdishme për të ndërtuar një të ardhme europiane, të lirë dhe dinjitoze! 4FB03475-E8EA-4568-9…
JO RICIKLIM TË SË KALUARËS!
JO PËRÇARJE NË EMËR TË FESË!
PO BASHKIMIT DHE PËRPARIMIT KOMBËTAR!
Rroftë kombi shqiptar!
Paulin Maçaj, Shkodër
Burimi/Derguar nga Autori


Leave a Reply