Kërkesa e sotme në Hagë për dënimin e Hashim Thaçit dhe bashkëluftëtarëve të tij është thellësisht shqetësuese. Drejtësia nuk duhet të shndërrohet në instrument të hesapeve politike apo të përdoret për të njollosur luftën çlirimtare të Kosovës.
I bëj thirrje gjithë spektrit politik, veçanërisht kryeministrit Albin Kurti, t’i lëmë mënjanë dallimet dhe të bashkohemi në mbrojtje të së vërtetës historike, dinjitetit kombëtar dhe sakrificës së atyre që luftuan për lirinë tonë.
Kjo çështje prek shtetin dhe të ardhmen tonë. Jam plotësisht i gatshëm të jap kontributin dhe përvojën time, me bindjen se drejtësia duhet të triumfojë.
Burimi/Facebook


Leave a Reply