Ai ka shpërndarë një fotografi të ish-presidentit Hashim Thaçi, të shoqëruar me një mesazh të fortë, ku kritikon mënyrën se si po zhvillohen proceset gjyqësore.
“Një pështyrje në fytyrë ndaj sundimit të ligjit. Një instrumentalizim dhe përdorim i drejtësisë si armë për diskreditimin e një figure historike dhe UÇK-së që ai përfaqëson”, thuhet në reagimin e shpërndarë.
Në postim kërkohet gjithashtu që institucionet ndërkombëtare t’i kushtojnë vëmendje asaj që po ndodh në Hagë dhe të reagojnë ndaj asaj që cilësohet si padrejtësi.
Reagimi vjen në një kohë kur zhvillimet në Gjykatën Speciale vazhdojnë të jenë në qendër të vëmendjes publike në Kosovë.
Burimi/Facebook/FIRST Channel


Leave a Reply