
Një paranojë e përditshëme , e njëjtë , e pak si e marrë vetja po m’duket !
Nuk po i besoj telefonit kur dëgjoj zhurmat brenda institucionit më të lartë të Shqipnisë dhe me vrap shkallëve sikur kam një emergjencë për të ndezur televizorin.
Më merret fryma kur e shikoj.
Bërtas , çirrem sikur një “ tifoze “ e çmendur e sportit.
Po përse vallë bërtas ?
Kujt duhet ti bëj “ tifozllëk “ midis atij llumi që ka zaptu jo vetëm atë sallë që nuk di si të vëj emrin ?
Vazhdoj “ tifozllëkun “ e marrë pastaj kaloj në “ albitrim” , shaj , mallkoj askush nuk më dëgjon.
Po sikur të thyej ekranin e televizorit a mund të ndryshojë gjë ?
Jo aspak .
Aty brenda asaj salle janë të gjithë të çmendur , të çmendur të etur , të pangopshëm , akoma flasin për nene , për miratime , për ligje që vetë i japin e vetë i dekretojnë por kurrë nuk i kanë vu në zbatim.
I thirra të gjithë me rend sikur isha shkopi dirigjent i tyre as që u lodhën të kthenin kokën , të më dëgjonin , të më hatëronin si popull e ma keq u erituan duke hedhur tym midis seance.
Mu duk një fushë beteje.
Po për çfarë po luftojnë njëri- tjetrin ?
Vetëm për karrike e pushtet.
Të vjedhin edhe pak më tepër , kanë harruar ca cepa të virgjëra e akoma harta e tyre e hajdutërisë i mban pa i fshirë……..
Po po vetëm për pushtet , e përjashta në oborret e ministrive një tjetër betejë.
Një përplasje , shkatërrim kush prishen më tepër , kush thyen e djeg më tepër.
Ju ktheva vetes , një monolog që nuk më dëgjonte askush mes vetes dhe televizorit , një trishtim për vendin tim.
Përtej derës time komshia angleze në qefin e saj më ftoj për kafe.
Ajo nuk dinte çpo ndodh në Shqipëri dhe as nuk i intereson bile- bile as nuk e njohin fare .
Ajo ishte shumë e qetë, përkëdhelte këlyshët e vegjël që i kishte lindur qenushja e madhe.
Qeshte dhe qante nga gëzimi.
Shtëpia ishte shtuar me bebet e vogla me ngjyrat e bukura të sapo lindur.
Ata i gëzoheshin jetës , lindjes së tyre me një përkujdesje që shumë njerëz në Atdheun tim nuk i kanë përjetuar kurrë.
Sytë e mi ishin zgurdulkuar mbi ngjyrën e lëkurës së këlyshëve.
Nëna e tyre i lëpinte me dashuri dhe dukej sikur ju thoshte “ mirëse erdhët në këtë vend të bekuar “!
Do të jetojmë gjithë së bashku në një komunitet që nuk mundesh kurrë të përdorësh dhunë , makare as një bërtitmë sepse mbrohen me ligj. E pra ky është ligji që funksionon pa dallime , pa konservatorizëm , pa hipokrizi……
Ne jemi në paqë të plotë ndërveti.
Televizori im po çahej nga zhurma , potera e qeveritarëve e atyre që e katandisen Shqipërinë e tyre , Shqipërinë tonë të heqme e të lodhur.
E piva kafenë , unë isha aty vetëm me trup mëndjen e kisha se si do ta gjeja Atdheun tim një derë më tutje kur të dilja nga komshia.
Pra neve na ndante vetëm një mur në dy Atdhe të mia !
U tregova cinike.
E ftova të vinte në derën time të ja ktheja kafenë, mu duk sikur ja kisha borxh.
“BORXH NGA ATDHEU NË ATDHE “
Çfarë ndryshimi kolosal vetëm një mur në mes.
Të dy i dua shumë.
Por dhimbjen e kam pa kushte për atë që po vuan ndër shekuj , jo nga të huajt por nga vetja e vet.
Të gjithë e kërkojnë pushtetin e Atdheut tim për ta shfrytëzuar deri në palcë e kurrë nuk e lanë të lulëzojë , të çelë lule , të rriten shqiponjat në foletë e tyre , aty mësohet më bukur gjuha e nanës.
Po unë ku jam ?
A mundem të bëj diçka dhe nuk e bëra ?
Asgjë , jo unë , jo populli që po çartet nga jargët e të çartunve. ( çmendur)
Por vetëm ata , ata që zihen e grricen në sy të gjithë botës për pushtetin e shqiptarëve.
Mos vallë nata i zën të gjithë së bashku nëpër kabaretë e lukseve për të pregaditur spektaklin e ditës ?
Mos bre….. mos ma shëmtoni Atdheun !
Mos ma shëmtoni vendlindjen.
Mos ma shëmtoni Shqipërinë , vatrën , pragun , djepin që na rriti për udhët e botës.
E më në fund nuk i thashë asgjë komshisë time .
U bëra “ trime “ e piva dhe një gotë uiski në shenjë revolte së bashku me atë që na coptoj shekuj më parë e sot ajo u shërben një tufe me qen më mirë se një pushtet qensh në Atdheun tim.
E mbajta revovoltën time brenda shpirtit e shpërtheva përsëri përpara televizorit që akoma tymosej nga tymi në sallën e ligjeve , në sallën e kushtetutës ku populli pret të ndryshojë jetën të paktën sa qentë e komshisë time…….
“ SA LARG ME KILOMETRA SA AFËR ME ZEMËR “!
“ VETËM NJË MUR MIDIS DY ATDHEVE TË MI”……
29 tetor 2026 Londër
Bujana Malaj !





Burimi/Facebook


Leave a Reply