Nuk lodhen duke mashtruar dhe nuk ngopen duke vjedhur. Rasti i Urës së Bunës është shembulli ideal. Një premtim i vitit 2023 që sot, pas tre vitesh, na rishitet sërish si “projekt i ri”, pa asnjë tullë të vendosur në terren. A mund të zhvillohet vendi thjesht me fushata dhe projekte 3D?
Ndërkohë, realiteti i infrastrukturës në Veri flet ndryshe. Në vend të investimeve strategjike që lehtësojnë jetën e qytetarëve, zgjidhja e vetme që ofrohet janë rrugët me pagesë dhe planet për tarifa të reja. Qytetarët paguajnë taksa çdo ditë, por rëndohen me kosto shtesë vetëm për të udhëtuar në vendin e tyre.
Kjo qasje kërkon llogaridhënie dhe një reagim të fortë qytetar! Nuk mund të lejojmë që premtimet e një organizate kriminale me një tufë cubash të përdoren si mjet elektoral, ndërsa faturat e majme t’u mbeten qytetarëve.
Është koha të reagojmë ashpër kundër cubave në pushtet.
Boll me mashtrime!
Boll me vjedhje!
Boll me kriminalitet!
Vetëm dorëheqje!
Burimi/Facebook


Leave a Reply