Halil Teodori është një prej tyre. Prej 27 vitesh jeton në Amerikë. Një jetë e tërë përpjekjesh, pune, sfidash dhe arritjesh, por as koha dhe as mijëra kilometrat nuk ia kanë zbehur dashurinë për Shqipërinë. Përkundrazi, largësia duket se ia ka bërë edhe më të shtrenjtë gjuhën, rrënjët dhe kujtimet. I formuar në fushën e financës dhe me një përvojë të gjatë profesionale në New York, Halil Teodori ka ndërtuar emrin e tij me punë, e dije. Përvoja e tij shtrihet përtej profesionit,ai është shkrimtar, intelektual, atdhetar dhe këshilltar republikan i lidhur me administratën Trump. Por ajo që e bën të veçantë nuk është vetëm ajo që ka arritur për veten. Është ajo që u jep të tjerëve. Në çdo bisedë me të, ai përpiqet të përcjellë dije. Në çdo miqësi, mirësi. Në çdo këshillë, përvojën e një jete. Ai nuk e mban dijen për vete,e shpërndan. Nuk e përdor për t’u ngritur mbi të tjerët, por për t’i ndihmuar të tjerët të ngrihen. Mirësjellja, edukata, respekti dhe vlerësimi për njerëzit janë pjesë e karakterit të tij. Dhe ata që kanë pasur fatin ta kenë pranë në jetën e tyre, si mik apo bashkëpunëtor, nuk kanë marrë prej tij vetëm fjalë, por edhe përvojë, këshilla dhe vlera njerëzore. Në bibliotekën e tij ka mijëra faqe, por libri më i rëndësishëm është vetë jeta që ka përshkuar. Një jetë mes Shqipërisë dhe Amerikës, mes mallit dhe suksesit, mes kujtimeve dhe së ardhmes. Edhe si shkrimtar, fjala e tij kthehet vazhdimisht te rrënjët. Sepse mund të jetosh 27 vjet larg, mund të ndërtosh karrierë e të arrish shumë, por atdheu eshte ne vena është zeri brenda zemrës. Halili, pasi ke arritur, të mos harroi nga ka ardhur dhe t’u japësh dritë edhe atyre që ecin pranë dhe perkrah tyre.
27 vjet në Amerikë.
Një jetë me përvojë. Një mendje që përcjell dije. Një penë që ruan shqipen. Dhe një zemër që, pavarësisht largësisë, vazhdon të rrahë shqiptarisht.
Me respekt Guri Thanza
Burimi/Facebook/Halin Teodori


Leave a Reply