Po më dhemb shpirti kur po shoh protestat pa sens e shtetshkatërruese në rruget e Prishtinës!
Dhimbje, dhimbje …e nuk kam fjalë!
I kam ndjekë protestat në Kosovë që nga pranvera e vitit 1981!
Protesta më pa sens nuk kam parë që nga ajo kohë!
Ju thaftë dora e zezë atyre që janë pas këtyre protestave!
Zot ruaje Kosovën se shumë gjak e shumë sakrificë asht ba për pavarësinë e saj!
Mos u bani mish për topin (serb) të drejtuar kundër shtetit tuaj!
Mos…!
Kthjellohuni bre!
Nuk kthehet denimi i Speciales me protesta o bashkëkombas të nderuar!
Jemi në vitin 2026!
Eshtë gjykatë e miratuar nga ligjvënësit e Kosoves e jo nga Kuvendi i Serbisë!
A po mendoni me kthjelltësi apo jo?
Çdo ndërhyerje në ligjin për Specialen në këto momente nuk është pro të denuarëve, është kundër tyre!
Çdo ndërhyrje në këto momente rrezikon procesin e Apelit në Hagë!
Çdo ndërhyrje në këto momente dëmton rëndë seriozitetin e shtetit të Kosovës!
Politikisht, i vetmi ligj që do ta ndihmonte Kosoven dhe kauzen e saj do të ishte miratimi i ligji detyrues i Kuvendit të Kosovës për qeverine Kurti për ta paditur Serbinë për gjenocid e krime kundër njerëzimit në Kosovë tek gjykatat ndërkombëtare!
Ky do ishte një ligj që përfshin krimet serbe nga viti 1861 e deri ne vitin 1999!
Kjo është rruga!
Vetëm kjo e ul në gjunjë Serbinë!
Burimi/Facebook


Leave a Reply