
TIRANË- Kryeministri i Zgjedhur Edi Rama bëri sot publike strukturën e re të qeverisë që do krijohet në shtator, duke premtuar reformim të thellë të brendshëm tek cdo ministri dhe ndarje të disa prej tyre. Sipas Ramës, shumica e ministrive por edhe vetë kryeministria do pastrohet nga një trup parazitare, sic tha ai.
“Është një strukturë e ndërtuar mbi bazën e një analize të hollësishme të strukturës ekzistuese dhe degëzimeve të saj që përbëjnë një trup me shumë parazitë brenda dhe kërkojnë një shkurtim drastik. Struktura është hartuar mbi bazën e prioriteteve dhe nevojave të rëndësishme që ka vendi. Kemi marrë në konsideratë domosdoshmërinë që të kemi një qeveri e cila të ketë fokus më tepër dhe përgjegjësi të qarta mes sektorëve dhe shumë më tepër mundësi për të krijuar kushtet që të prodhojmë rezultate me shumë më pak shpenzime nga taksat e qytetarëve”, tha Rama.
Që në fillim Rama premtoi një strukturim të organikës së kryeministrisë, duke u shprehur se do të shkurtojë kabinetin e mbingarkuar. Rama tha ndër të tjera se qeveria do ketë vetëm një zv/ministër pa portofol tjetër.
“Strukturim të godinës apo organikën së kryeministrisë, shkurtim të ndjeshëm të kësaj organike, raport i ri i drejtë dhe efikas mes kabinetit të kryeministrit dhe piramidës që sot duket e mbingarkuar dhe parazitare, shkurtim te komiteteve ndërministrore, reduktim të numrit të tyre në funksion të rritjes së fuqisë së tyre koordinuese. Do ketë një zv/ ministër pa portofol tjetër, që do fokusohet në cështje specifike”, tha ai.
Ja struktura e Qeverisë së re:
Ministria e Brendshme, nuk ndryshon në kompetenca, por do të ketë një reforme të thellë strukturore
Ministria e Mbrojtjes, nuk ndryshon në kompetenca, por do të ketë një reforme të thellë strukturore
Ministria e Jashtme, nuk ndryshon në kompetenca, por do të ketë një reforme të thellë strukturore
Ministria e Integrimit
Ministria e Drejtesisë
Ministria e Zhvillimit Ekonomisë, Tregtisë dhe Sipërmarrjes
Ministria e Energjise dhe Industrisë
Ministria e Transporteve dhe Infrastrukturës
Ministria e Zhvillimit Urban dhe Turizmit
Ministria e Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujërave
Ministria e Shëndetesisë
Ministria e Arsimit dhe Sportit
Ministria e Çështjeve Sociale dhe Rinisë
Ministria e Kulturës
Ministria e Mjedisit
Një ministër për Inovacionin dhe Administratën Publike
Një ministër për Çështjet Vendore
VIJON
RAMA PREZANTON SOT STRUKTUREN E QEVERISE SE RE
Kryeministri i zgjedhur Edi Rama prezanton strukturën e qeverisjes së re. Në një postim në “Twitter” Rama shkruan: “Sot në 15.00 live tv paraqes strukturën e qeverisë së re.
Kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama, së bashku me aleatin e tij kryesor, LSI-në si dhe forcave të tjera të Aleancës për Shqipërinë Europiane,do të bashkëqeverisin vendin për rreth katër vite.
Në konferencën për shtyp pritet me interes ndarja e portofolave ministrore, mes PS dhe aleatëve, ndërkohë që Rama ka shpallur që në krye të herës, ndarjen e postit ministror nga mandati i deputetit.
Në bazë të marrëveshjes PS-LSI, pas zgjedhjeve të qershorit, dy aleatët Edi Rama dhe Ilir Meta bënë publike postet që do të mbajnë përkatësisht Rama-kryeministër dhe Meta-kryetar Kuvendi, ndërkohë për herë të parë u ngrit një grup pune kryesuar nga Ilir Beqja (PS) dhe Edmond Haxhinasto (LSI) për hartimin e programit të përbashkët qeverisës.
(vijon)
(e.m/BalkanWeb)
Per”Alba – Dansk” Shkodrani


Leave a Reply