Sylë Marvata ish kanë një burrë i zoti n’Malësi.
Edhe pse i thyem n’moshë nuk hiqte dorë prej zotshpillekut, prej se i pat provue me djem e nipa e kurrkush s’ia mbushte mendjen se din me drejtue.
K’je ba puna, që një pinjoll i shpisë mutit (ashtu e quente Syla shpinë e Eferr Ramës), i cili ishte kryeplak katundi, i shkiti kamba e ra e u ngul në një hu, ndaj dhe katundi duhej të mendonte me zgjedh një kryeplak tjetër.
Syla thirri nipat, me u caktue detyrën me da pleqni me do burra të do shpi-muteve të tjera, për me gjet një kandidat për kryeplak.
Syla caktoi tre prej nipave:
Guxeli ishte ma i afrërti i Sylës, i giximshëm sa herë ia ndërsente Syla të tjerëve…
Biluci, ishte pinjoll i Lulecit (djalit të Sylës) që shante babën me i hy m’qejf gjyshit,sall se baba i tij kish marrë m’ni me Sylën..
Thupraku, ishte nipi qi qe tfaq si grep në kohë të një flamës së madhe…
E simbas porosisë së Sylës, u nisën Guxeli, Biluci e Thupraku me gjet kandidat për kryeplak…
Kur u kthyen, prej se ishin nikoqirë të mëdhjej, kishn mbledh edhe nga një strajcë kshtâjsh.
Kur i dveti Syla se, shka mujtët me ba, a gjetët ndonjë burrë qe bijemë te tanë dakordi?! Guxeli, Biluci e Thupraku, qitën gjithësecili strajcat e kshtâjve para gjyshit, tuj thanë se burra s’kishin gjetun kurrkund…
Syla i mërzitun edhe me Zotin që ia kish shkrue me shkue hisemushk, urdhnon me i marrë ato kshtâjë me ua qit thive, e thrret kovaçin e katundit me caktue kryeplak.
Mu kujtue kjo histori sot, qi bahet mbledhja në Partinë Demokratike, me analizue produktin e prumun aty prej Guxel Nokës, Biluc Këlliçit e Thuprak Alimehmetit…
Natyrshëm shtrohen pyetjet:
Si mundet kush me besue se Guxel Noka, 2-shi i Partisë Demokratike, investohet me çiltërsi me sjell ne parti një 2-sh tjetër që e mënjanon nga skena politike vetë Guxelin?
Dhe a ka vërtet mend Guxeli me ba një përzgjedhje të tillë?!
Si mundet kush me besue që Biluc Këlliçi, ish njeriu ma i afërt i Lulzim Bashës, ish kandidat për Bashkinë e Tiranës, që ka humb turpshëm me gjashtëdhjetë mijë vota diferencë, ka vullnetin e mirë me propozue një kandidat serioz që do sfumonte pozitën e tij brenda partisë?!
Si mundet kush me besue që Thuprak Alimehmeti, ma i vlerësuemi prej krejt partisë, mendon me çiltërsi me nxjerr një tjetër para vetes, me sfumue përfundimisht rrolin e tij në politikë?!
Atherë, topi asht në fushën e Sali Berishës.
A do caktojë kandidat për kryetar bashkie, ndonje nga “strajcat e kshtâjve” të Guxelit, Bilucit e Thuprakut, do caktojë ndonjë “kovaç”, apo do bajë zgjedhjen e duhun.


Burimi/Facebook


Leave a Reply