Shqipëria e sotme nuk ka nevojë të zëvendësojë një pushtet të pakontrolluar ,me një tjetër dhe nuk ka nevojë për njerëz që kërkojnë bindje absolute, por për institucione që respektojnë ligjin dhe qytetarë që kërkojnë llogari.
1. Pushteti nuk është pronë e asnjë partie dhe kushdo që abuzon duhet të ndëshkohet.
2. Qeveria duhet të japë llogari për çdo vendim,pasi nuk është pronare ,por përgjegjëse për vendimet që merr.
3. Opozita duhet të kontrollojë pushtetin, por edhe veten në përballje me realitetin.
4. Kritika nuk është tradhti,por vlerësim dhe korigjim.
5. Mendimi ndryshe nuk duhet të përjashtohet,por të respektohet dhe vlerësohet .
6. Deputeti duhet t’i përgjigjet para qytetarit, jo vetëm kryetarit.
7. Institucionet duhet të jenë më të forta se individët ,të cilët abuzojnë në mënyrë të papërgjegjshme.
8. Zgjedhjet duhet të garantojnë votën dhe vullnetin e qytetarit.
9. Shqipëria nuk ka nevojë për liderë të pakontestueshëm, por për llogaridhënie dhe transparencë korruptive.
10. Të mos ndërrojmë vetëm emrat e “Togerëve Baba” ,por të ndryshojmë mentalitetin e pushtetit.
Jo pushtet mbi qytetarin,por shtet për qytetarin!
Burimi/Facebook


Leave a Reply