Edhe pse ndodhem larg Shqipërisë, po ndjek me vëmendje disa emisione televizive ku diskutohet për projektin e Aeroportit të Vlorës.
U drejtohem opinionistëve, drejtuesve të emisioneve dhe gazetarëve:
përpara se të flisni për këtë projekt, ju lutem informohuni me kujdes, njihuni me faktet dhe verifikoni dokumentet.
Shumë njerëz ju besojnë dhe, kur nuk e njohin nga afër situatën, krijojnë bindjet e tyre mbi bazën e asaj që dëgjojnë prej jush. Prandaj, pasaktësitë dhe paragjykimet që përcillni mund të kthehen lehtësisht në “të vërteta” për publikun.
Çdokush ka të drejtë të kritikojë, por kritika duhet të mbështetet në fakte dhe në informacion të verifikuar. Fjala publike ka peshë dhe kërkon përgjegjësi. Publiku meriton të informohet saktë dhe me integritet!
Është e pasaktë të thuhet se Aeroporti i Vlorës është hipotekuar për kredinë e Delphos. Po aq i pasaktë është pretendimi se qeveria shqiptare apo ndonjë subjekt tjetër publik ose privat në Shqipëri ka përgjegjësi për këtë kredi.
Kredia e Delphos është marrë nga MABCO dhe është garantuar vetëm me asetet e saj në Zvicër. Asetet e MABCO-s në Shqipëri nuk janë vendosur si garanci për këtë kredi.
Burimi/Facebook


Leave a Reply