Qeveria e kryeministres Giorgia Meloni ka miratuar një dekret të ri që sjell ndryshime të rëndësishme në sistemin arsimor. Nga viti i ardhshëm shkollor, vetëm deri në 30 për qind e nxënësve në një klasë do të mund të jenë të huaj me njohuri të pamjaftueshme të gjuhës italiane.
Kufizimi do të prekë veçanërisht nxënësit e sapoardhur në Itali, ndërsa përjashtime do të ketë për fëmijët që kanë ndjekur për disa vite kopshtet ose shkollat italiane.
Dekreti parashikon edhe ndalimin e mbulimit të fytyrës në shkolla, duke kërkuar që fytyra e nxënësve të jetë e identifikueshme tërësisht. Kjo masë pritet të prekë kryesisht mbulesa si burka dhe nikabi.
Rregullat e reja prekin edhe prindërit. Ata që nuk zotërojnë mjaftueshëm gjuhën italiane do të detyrohen të ndjekin kurse gjuhe, ndërsa në rastet kur shkollat konstatojnë vështirësi serioze komunikimi, do të njoftohen shërbimet sociale.
Mosrespektimi i rregullave mund të sjellë gjoba nga 200 deri në 1.000 euro.
Burimi/Facebook/


Leave a Reply