Zhvillimet në Gjermani dhe forcimi i të djathtës ekstreme kanë shqetësuar edhe vende të tjera evropiane. Franca ka shprehur shqetësim pas zgjedjjeve në Saksoni-Anhalt dhe në Mecklenburg-Vorpommern, ku AfD ka fituar më së shumti vota.
Gazeta Le Monde e quan largimin e CDU-së nga parlamenti i Meklenburgut-Vorpommern një “humbje historike” për Kancelarin Friedrich Merz dhe partinë e tij.
Shumë media shkruajnë se “Gjermania është tronditur”, si Le Figaro. Ndërsa interesi i mediave franceze për Gjermaninë është aktualisht më i madh se kurrë më parë, për shkak të toneve që dëgjohen nga partia AfD. E të tronditur janë shprehur edhe disa përfaqësues të politikës franceze.
Ministri francez i Financave, Roland Lescure, deklaroi se do të ishte “shumë shqetësuese” nëse një land gjerman do të binte në duart e partive si AfD-ja. Ndërsa ministri për Çështjet Evropiane, Benjamin Haddad, paralajmëroi madje për “një moment të rëndë për gjithë Evropën”. Edhe të tjerë e shohin rezultatin si konfirmim të skepticizmit të tyre ndaj Gjermanisë.
Për AfD-në ka pasur dikur rezerva të mëdha madje edhe tek partia djathtiste Rassemblement National (RN) i Marine Le Pen, e cila nuk e ka uruar fitoren e AfD. Shkaku kryesor: lidhjet e AfD me disa qarqe neonaziste. Vetë Le Pen ka refuzuar para dikur takimin me Alice Weidel, për shkak të qëndrimeve të saja.
Megjithatë, këto dy parti kanë ngjashmëri në qëndrimin ndaj Bashkimit Evropian dhe në kërkesat për politika më të ashpra të emigracionit.
Sidoqoftë, shumë media dhe politikanë në Francë mendojnë se Merzi tani është në sprovën më të madhe prej ardhjes në pushtet. E nëse do ta mbijetojë politikisht këtë fazë, varet nga veprimet në javët e ardhshme.
Burimi/Facebook


Leave a Reply