Në mbledhjen e Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, diskutimi nuk mund të ishte për asgjë tjetër veçse për krizën e thellë ku ndodhet shteti shqiptar.
Drejtuesja e SHISH-it nën masën “arrest në shtëpi” dhe e pezulluar nga detyra, në kuadër të një hetimi të SPAK; kontrollet në banesën e ish-drejtuesit të Policisë së Shtetit; zhvillimet në dosjen e AKSHI-t dhe përfshirja e zyrtarëve të niveleve të larta në hetime të njëpasnjëshme. Këto nuk mund të trajtohen si ngjarje të shkëputura.
Këto janë simptoma të një krize që ka prekur vetë institucionet e shtetit.
Kur institucionet që duhet të garantojnë sigurinë, ligjin dhe mbrojtjen e informacionit shtetëror përfshihen në hetime të tilla, përgjegjësia nuk mund të mbetet vetëm juridike. Ajo është edhe politike. Dhe përgjegjësia politike për këtë sistem i takon Edi Ramës.
Opozita ka qenë dhe do të jetë aty ku duhet të jetë, përballë pushtetit, përballë abuzimit dhe në krah të qytetarëve.
Nesër, në Kuvend, qëndrimi do jetë i qartë dhe pa mëdyshje, kjo krizë nuk mund të normalizohet dhe Shqipëria nuk mund të vazhdojë të qeveriset sikur asgjë nuk ka ndodhur.
Ashtu si në shesh, edhe në Kuvend, nga deputetët e opozitës kërkohet dorëheqja e Edi Ramës.
Largimi i tij është zgjidhja politike për t’i hapur rrugë normalitetit institucional, përgjegjësisë politike dhe zgjedhjeve të reja.
Fjala e fundit nuk mund t’i mbetet pushtetit. Tani fjalën duhet ta marrin qytetarët.


Burimi/Facebook


Leave a Reply