Në ditën e 116-të të protestës kundër qeverisë, aktivisti Krenar Ahmeti ka përdorur metaforën e shahut për të komentuar zhvillimet e fundit politike, duke deklaruar se tashmë “radhën e ka” kryeministri Edi Rama.
Ahmeti tha se, sipas tij, “para dy ditësh ia morën edhe mbretëreshën”, ndërsa shtoi se Rama “sapo të zbresë në Shqipëri do të jetë shah-mat”. Deklarata u bë gjatë protestës, ku ai vijoi me kritika ndaj funksionimit të institucioneve dhe veçoi SPAK-un si të vetmin institucion që, sipas tij, po funksionon.
Ai u bëri thirrje qytetarëve që të vijojnë protestën dhe të mos tërhiqen derisa të plotësohen kërkesat e tyre, përfshirë dorëheqjen e kryeministrit. Këto janë deklarata dhe qëndrime politike të Ahmetit, të raportuara nga mediat, jo përfundime faktike të REVEAL.
Burimi/Facebook/Reveal Mediaa


Leave a Reply