Aeroporti i Vlorës, “investimi” në Zvërnec dhe muzeu hebraik në Vlorë duket se janë të lidhura bashkë në një nyje e kjo nuk duket aspak rastësi!
Kjo është kështu deri sa të na provohet se nuk është kështu!
I duhet thënë JO aeroportit të Vlorës edhe në këtë fazë qoftë edhe me koston e dëmshpërblimit të investitorëve nga shteti sepse dëmi që do shkaktohej është dhjetëra fish më i madh nëse ky projekt do të jetësohet!
Po ashtu edhe investimi në Zvërnec!
Strategjia ndaj turizmit duhet të ndryshojë katërciperisht sepse kështu jo vetëm po shkatërrohet natyra po asnjë perfitim nuk po shkon për ekonominë shqiptare!
Shembull duhet të merret Greqia dhe Kroacia!
Kundërshtimi ndaj këtyre projekteve nuk mund të jetë e kurrësesi nuk është anti-semitizëm.
Përkundrazi, lejimi i investimeve abuzive e qëllimzeza duke u maskuar nën miqësinë dhe marrëdheniet miqësore me Izraelin mund të çojë në anti-semitizem!
E kjo duhet evituar me çdo kusht!
Mikun respektoje deri në shkallën që nuk të shkakton probleme në shtëpi e ne shqiptarët e kemi traditën e shkëlqyer të respektit ndaj mikut, por deri këtu ama! Shqiptarët dinë dhe kanë dhënë prova për miqesi por duhet të dinë e mbi të gjitha të kenë kurajo ta ndajnë miqësinë nga abuzimi!
Nuk duhet të kemi frikë të mbrojmë shtëpinë dhe interesat tona edhe përballë miqëve!
Burimi/Facebook


Leave a Reply