Përveç platformës “Naçertanija” të Ilija Garashaninit (1844) edhe akademiku famkeq Vaso çubrilloviq, ka përgatitur një platormë të tillë tmerrsisht antishqiptare.
Çuditërisht Turqia sipas Çubrilloviqit ishte një partner i serbëve në përzënien e shqiptarëve
…Shqipëria, me popullsinë të rrallë, me moçale të shumta ende të pathara, me lugina shterpe dhe të pasistemuara, do të ishte në gjendje të pranonte disa qindra mijëra shqiptarë nga vendi ynë. Turqia moderne, me sipërfaqe të mëdha në Azinë e Vogël dhe në Kurdistan, ende të pabanuara dhe të papunuara, krijon një mundësi të pakufizuar për kolonizimin e brendshëm. Për këtë shkak gjendja është më e favorshme që atje të mund të çohen pjesa më e madhe e shqiptarëve të shpërngulur.
…Turqia pranon të marrë, në fillim, rreth 200.000 shqiptarë të shpërngulur. Pastaj, mbasi ata do të kenë sukses, ne i dërgojmë edhe të tjerë. Për mënyrën e shpërnguljes, që të mbërrihet në një shpërngulje në masë, si kusht i parë është krijimi i një psikoze të përshtatshme. Duhet që masa muslimane shumë shpejt t’i nënshtrohet influencimit, sidomos me anë të fesë. Prandaj, në radhë të parë, është e nevojshme që për shpërnguljen e shqiptarëve të bëjmë për vete klerin e tyre edhe njerëzit me influencë, me të holla ose me shtrëngim.
…Duhet të gjenden sa më parë agjitatorët, të cilët të bëjnë propagandë për shpërnguljen, edhe mirë do të ishte sikur këta të na i jepte Turqia. Ata duhet të përshkruajnë bukuritë e viseve të Anadollit, jetesën e lehtë edhe të këndshme atje, të ndezin në masën e popullit fanatizmin fetar edhe t’u ngulin krenarinë shtetërore turke. Shtypi ynë mund të bëjë shërbime kolosale duke i përshkruar shpërnguljet e lumtura të turqve nga Dobruxha dhe vendosjen e tyre në viset e reja të Turqisë.
…Duhet të shpenzohen me miliona dinarë sepse e vlen barra qiranë. Mbasi të nënshkruajmë marrrëveshjen me Turqinë, do të fillojmë të shpërngulim 40.000 familje shqiptare, duke i llogaritur pesë anëtarë në çdo familje, domethënë 200.000 vetë, duke shpenzuar 15.000 dinarë për çdo familje. C’janë 600 milionë dinarë për të spastruar një vend q,ë përndryshe, do të na duheshin 10 divizione ushtarë për ta mbajtur të qetë në kohën e një turbullimi?
Burimi/Facebook


Leave a Reply