Olldashi akuzoi se nuk e ka pasur për asnjë moment në dispozicion listën e votuesve
Kandidati për kreun e Partisë Demokratike, Sokol Olldashi, votoi pak minuta përpara mbylljes së kutive të votimit.
Por ai u shfaq i revoltuar përpara medias.
Që në fillim të fjalës së tij, Olldashi lëshoi një thumbim për numrin rendor në listën e votimit, që bën të mundur identifikimin e votës së secilit.
Olldashi tha se kishte votuar dhe citoi edhe numrin që kishte fleta e tij.
Më pas ai u kërkoi falje mijëra demokratëve që nuk e patën emrin në listë.
Olldashi akuzoi se nuk e ka pasur për asnjë moment në dispozicion listën e votuesve.
“Procesi i votimit në PD u mbyll. Votova me fletën nr. 040213.
U shpreh mirënjohjen time të gjithë demokratëve që morën pjesë ne votim.
U kërkoj ndjesë atyre mijëra demokratëve që nuk votuan dot, sepse nuk gjetën emrin në listë.
Ky është një problem, përmasën e të cilit e kam pasur të panjohur, pasi, për asnjë moment nuk pata në dispozicion listën e votuesve.
Duke ditur që në Tiranë kishte një shtesë prej rreth 2500 personash, mendova se ishte pikërisht ky kontigjent.
Mesa duket paska qenë një kontigjent tjetër, që mbetet për t’u parë ç’është.
Këto janë probleme që nuk kanë lidhje me rezultatin, por mbeten probleme edhe nëse nga kutitë raporti i votave del 90 me 10 për Sokol Olldashin.
U uroj suksese të gjithë kandidatëve rivalë,” tha Olldashi.
I pezmatuar, ai u largua pa u dhënë gazetarëve një përgjigje për pyetjen nëse do e njohë rezultatin./ep
Gazeta Tema
Per”Alba – Dansk” Shkodrani
Leave a Reply