1992–2017: Kur infiltrimi dështoi te Zëri i Amerikës dhe gjeti derën hapur te Federata Pan Shqiptare Vatra..
Sapo erdhi demokracia, shqiptarët kërkuan lirinë. E kërkuan sepse për dekada të tëra kishin qenë të shtypur, të persekutuar dhe të skllavëruar nga sistemi komunist.
Por me valën e madhe të largimeve nga Shqipëria nuk ikën vetëm viktimat e sistemit dhe njerëzit që kërkonin liri. Mes tyre u përzien edhe njerëz të lidhur dhe të strukturuar me mekanizmat e regjimit të vjetër.
Sepse në Shqipëri sistemi nuk u zhduk brenda një nate. Ndryshoi emër, ndryshoi kostum dhe ndryshoi gjuhën me të cilën fliste. Strukturat dhe njerëzit e tij duhej të përshtateshin me kohën e re.
Kështu nisi edhe një fenomen tjetër: tentativa për t’u infiltruar në mërgatën shqiptare, në organizatat antikomuniste, në shoqatat patriotike dhe deri tek institucionet që për dekada kishin përcjellë drejt Shqipërisë zërin e botës së lirë.
Një nga këto institucione ishte Zëri i Amerikës, organ i shtetit amerikan dhe një nga burimet më të rëndësishme të informacionit për shqiptarët gjatë diktaturës.
Në fillim të viteve ’90, persona që paraqiteshin si kundërshtarë të regjimit, të persekutuar apo intelektualë të demokracisë së re tentuan të afroheshin dhe të punësoheshin edhe në Zërin e Amerikës.
Por aty nuk mjaftonin fjalët, biografitë e bukura apo petku i sapoveshur i “demokratit” i pishtarit të demokr isë….. JO, jo
Kërkohej verifikim, pikërisht verifikimi ishte barriera që duhej kaluar.
Persona të strukturuar tentuan të hynin deri në një institucion të shtetit amerikan. Tentativa për t’u punësuar aty ekzistoi, por depërtimi nuk ndodhi kurrë.
Zëri i Amerikës shpëtoi.
Ky episod duhet të na bëjë të kuptojmë diçka shumë më të madhe për tranzicionin shqiptar. Me rënien formale të komunizmit nuk u zhdukën automatikisht njerëzit, lidhjet, mentaliteti dhe metodat e strukturave të vjetra.
Në demokraci nuk nevojiteshin më domosdoshmërisht prangat dhe birucat. Mjaftonte të hyje brenda një institucioni, të fitoje besimin e tij, të krijoje grupin tënd, të përçaje kundërshtarët, të ndryshoje narrativën historike dhe, në fund, ta kontrolloje institucionin nga brenda.
Ajo që nuk u realizua me Zërin e Amerikës në fillim të viteve ’90, sipas bindjes sime dhe zhvillimeve që kam parë ndër vite, gjeti terren tjetër në diasporën shqiptare.
Dhe këtu vijmë tek Federata Pan Shqiptare Vatra.
Një institucion historik i shqiptarëve të Amerikës, i ngritur nga burra që e kuptonin se Vatra nuk ishte pronë e individit, por një trashëgimi kombëtare.
Nga viti 2017 e deri më sot, Vatra nisi të përjetonte atë që Zëri i Amerikës kishte arritur ta shmangte: depërtimin, depertimin e agjentve te sigurimi, e një fryme përçarëse, ku kundërshtari duhej goditur, historia duhej rishkruar dhe institucioni duhej kontrolluar nga brenda.
Njerëzit që kishin luftuar realisht kundër sistemit filluan të etiketoheshin si “egomaniakë”, ndërsa figura të reja, NJERIU I RI, me lidhe të forta nga e kaluara u ngrin në piedestal si heronj dhe shpëtimtarë.
Historia e vitit 1992 nuk është vetëm një kujtim, është një paralajmërim. Institucionet nuk shkatërrohen gjithmonë duke i sulmuar nga jashtë. Ndonjëherë mjafton të depërtosh brenda tyre, të fitosh besimin, të përçash njerëzit dhe pastaj ta paraqesësh pushtimin e institucionit si “fitore”.
Në vitin 1992, institucionet amerikane vendosën një barrierë dhe tentativat dështuan.
1992 – Zëri i Amerikës shpëtoi.
2017 – Federata Vatra u infektua.
Federata Vatra u infektua dhe u kthye në një kooperativë ku nje tufe 7 a 8 sigurimsash e drejtua nga i vetëshpalluri GJENERALI VOGEL 1997 drejton kopenë vatrane te re/ri… njeriun e ri
Burimi/Facebook


Leave a Reply