Sot në Ulqin nuk u hodh thjesht një vendim tjetër administrativ. Sot u hodh një petk i zi mbi përfaqësimin, dinjitetin dhe të ardhmen e shqiptarëve në Ulqin.
Duke përcjellë me shqetësim të madh gjendjen e shqiptarëve në Mal të Zi, nuk mund të heshtim më për atë që po ndodh në qytetin tonë.
Në një qytet ku rreth 80% e popullsisë është shqiptare, si është e mundur që shqiptarët vazhdojnë të humbin përfaqësimin në institucionet më të rëndësishme?
Kryeshefi i Policisë – jo shqiptar.
Komandiri – jo shqiptar.
Kryetari i Gjykatës – jo shqiptar.
Kryetarja e Parlamentit – jo shqiptare.
Dhe tani, drejtori i Gjimnazit “Vëllazërim Bashkim” – jo shqiptar.
A ka më qartë se kaq? Çfarë duhet të ndodhë akoma që dikush të ngrihet dhe të thotë: MJAFT?!
Këto nuk janë poste të parëndësishme. Janë institucione që ndikojnë drejtpërdrejt në jetën, sigurinë, arsimin dhe të ardhmen e qytetarëve të Ulqinit.
Prandaj sot u bëj thirrje të gjithë përfaqësuesve politikë shqiptarë në Mal të Zi, pa dallim partie, që të reagojnë. Jo nesër. Jo kur të jetë tepër vonë. Sot!
Dhe një mesazh të veçantë për deputetin që përfaqëson Ulqinin dhe qytetarët e tij:
Mos u merrni me “like” në Facebook dhe me shkrime të njerëzve që akuzojnë pa prova. Ju nuk jeni zgjedhur nga populli për të bërë “like” në Facebook. Ju jeni zgjedhur për të përfaqësuar popullin!
Populli ju ka dhënë një mandat dhe bashkë me mandatin ju ka dhënë edhe një përgjegjësi.
Prandaj, në vend që të reagoni ndaj shkrimeve personale, meruni me problemet reale që prekin shqiptarët e Ulqinit. Dilni dhe kërkoni përgjigje. Kërkoni llogari. Mbroni interesin e qytetarëve që ju kanë zgjedhur.
Ulqini ka nevojë për përfaqësues që flasin kur duhet, jo për përfaqësues që bëjnë “like” kur duhet të flasin.
Nuk mund të kërkoni votën e shqiptarëve kur ju duhen dhe pastaj të heshtni kur shqiptarët kanë nevojë për ju.
Ulqini nuk mund të mbetet vetëm një vend ku shqiptarët janë shumicë në numër, por pakicë në vendimmarrje dhe në institucionet që drejtojnë qytetin.
Kjo nuk është luftë kundër askujt për shkak të përkatësisë së tij. Ne kërkojmë përfaqësim të drejtë, meritë, barazi dhe respekt për shumicën shqiptare të Ulqinit.
Nëse institucionet dhe përfaqësuesit tanë politikë vazhdojnë të heshtin, atëherë ne nuk do të heshtim.
Do ta ngremë zërin në çdo institucion ku duhet. Do t’ua tregojmë të gjithëve se çfarë po ndodh në Ulqin. Dhe nëse është e nevojshme, do ta çojmë zërin tonë deri në Washington dhe Shtëpinë e Bardhë.
Sepse BOLL ËSHTË BOLL!
Dhe një fjalë edhe për disa “patriotë” që janë shumë të zëshëm për patriotizmin e të tjerëve.
Cafo Boga, sot do të ishte shumë më e dobishme të merreshe me këtë që po ndodh në Ulqin, sesa të merresh me mua dhe me mënyrën se si unë e shpreh patriotizmin tim.
Kur një komunitet po humbet terren në institucionet e veta, patriotizmi nuk matet me shkrime dhe akuza ndaj njëri-tjetrit. Patriotizmi matet me atë se çfarë bën kur duhet të mbrosh interesin e popullit tënd.
Unë nuk pretendoj se jam më patriot se askush tjetër. Por një gjë e di:
Asnjë individ nuk është më i rëndësishëm se Ulqini.
Asnjë ego nuk është më e rëndësishme se shqiptarët.
Asnjë karrige politike nuk është më e rëndësishme se e ardhmja e fëmijëve tanë.
Prandaj sot kërkojmë përgjigje.
Kërkojmë reagim.
Kërkojmë përgjegjësi.
Ulqini është shqiptar dhe zëri i shqiptarëve të Ulqinit nuk do të heshtë!
BOLL ËSHTË BOLL!

Burimi/Facebook/Revista Fjala


Leave a Reply