Maj–qershor 1991. Shqipëria ende jetonte nën hijen e diktaturës, por zëri i minatorëve çau heshtjen. Më 25 maj, ata nisën një grevë të madhe urie, e cila zgjati deri më 6 qershor dhe u shndërrua në grevën e parë të përgjithshme në vend.
Kjo nuk ishte vetëm një protestë për paga dhe kushte pune. Ishte një revoltë e fuqishme qytetare e punëtore, kundër regjimit komunist në rënie dhe tronditi atë që kritikët e kanë quajtur paria masono-komuniste e cila vazhdon edhe sot. Protestat e studentëve në mbështetje të grevistëve e zgjeruan edhe më tej këtë përplasje me sistemin diktatorial.
Por, siç ndodh shpesh në historinë shqiptare, energjia e popullit u përvetësua nga politika. Greva dhe protesta u kanalizuan shpejt nga figura të sistemit të vjetër, të cilat u shfaqën si “demokratë” dhe krijuan parti të reja për të justifikuar një pluralizëm që ishte më shumë fasadë sesa ndryshim i vërtetë. Në këtë proces përmenden edhe Sali Berisha dhe shumë të tjerë, ndërsa strukturat e vjetra ruajtën ndikimin, privilegjet dhe kontrollin mbi vendin deri më sot.
Sot, më shumë se kurrë, minatorët, naftëtarët dhe të gjithë punëtorët shqiptarë duhet të organizohen dhe të protestojnë. Jo vetëm për rroga më të mira, por për dinjitetin, sigurinë, pasuritë kombëtare, fëmijët e tyre mës mbeten skllevër, dhe kundër shfrytëzimit të tyre nga grupe kriminale, oligarkike dhe establishmenti i vjetër politik.
Greva e vitit 1991 na mëson një të vërtetë të madhe: kur punëtorët bashkohen, pushteti dridhet. Por na mëson edhe diçka tjetër: nëse populli nuk e mbron vetë fitoren e tij, gjithmonë do të dalë dikush që do t’ia vjedhë flamurin dhe do ta shesë si demokraci.
Mos harro, por dil dhe protesto!
Burimi/Facebook/Albanian Historical Society


Leave a Reply