Rrugës tate kom kalu,
Për me t’pa kur dilshe m’der,
A thu rrijshe m’pritshe mu,
U mejtojsha i mij her.
Tronafilat patën lulzu,
Plot me gonxhe si përher,
I ujitshe tuj kenu,
Sa fort dojsha me i hek er.
Ahh kjo zemën si su tret,
Prej marazit vner po lshoj,
Fillikat s’po du me met,
Amanet ty po ta loj.
Te kom dasht me t’vërtet,
Se sa fort i Zot e di,
Asiher s’do t’jem i qet,
Përveç teje s’du asnji…
Poezi nga miku jon Elis Shkreta
Burimi/Facebook/Tirona


Leave a Reply