Nga këto kohë vlen të shënohet se në vitin 1921, Preka do t’i drejtohej komisionit për rishqyrtimin e kufijve, me fjalët:
“Shtetet e Mëdha dhe ambasadorët e tyne, komisioni vendor i kufijve edhe deri Gjykata e Hagës, na i ka njohtë si toka shqiptare. Ju si amanet-qarë të Misionit, që keni marrë përsipër verifikimin, jeni tue e shpërdorue. Ato zhargavina në hartë nuk i njohim.
Me ne, nuk ka mujtë me luejtë as ushtria e Sulltanit turk dhe shkjaut jo që jo!!
Këto troje i kena là me gjak gjatë gjithë shekujve, kundra atyne që deshën të na i marrin. Edhe sot luftëtarët e Kelmendit, janë gati të vdesin për trojet e veta, ashtu si dikur të parët e tyne!!
Prandaj ndigjoni fjalët që po ju them:
Mos kërkoni të luani me kufijtë tanë, që janë aprovua se është tokë shqiptare, përndryshe…!
Mendohuni mirë se atë majë nuk e kaloni lehtë!
Duke parë qëndresën e Preks dhe trimave të tij që e shoqëronin njeni nga të Komisionit tha:
– “Zotni Cali, për pak çaste Komisioni don me bisedue mes vedi”!
Ata u larguan në nji anë dhe nuk qëndruan shumë.
Meqenëse i kuptuan intrigat e përfaqësuesve malazez-jugosllavë, vendimin e morën shpejt. Kur u kthyen njeni prej delegatëve iu drejtua Preks, duke i folur:
– “Zotni Cali, Komisioni vendosi që ju bashkë me shokët që ju shoqërojnë, t’i prini Komisionit, duke e shkel territorin tuej që keni pas me fqinjët”.
Gjatë mbrojtjes me urti, inteligjencë, trimëri e atdhedashuri të kufijve nga grabitqaret malazez, Prekë Calit ju rrezikua edhe jeta nga malazezët e pabesë.
Kur përfaqësuesit e Malit të Zi, e panë se e humbën davanë e kufijve (me Kelmendin), dhe “shkaktari” kryesor ishte Prekë Cali, ata tentuan me e vra, duke e qëlluar tinëzisht me revole. Mirëpo ndërhyrja me shpejtësi e përkthyesit, bëri të mundur që plumbat të shkojnë në hava e, të mos prekin Prekën.
Prekë Cali me gjakftohtësi i kthehet e i thotë malazezit që qëlloi:
“MOS U FRIKSO, JE NE TOK SHQIPTARE DHE NUK E KENA ZAKON TE PRESIM NJERI NE BESE…”!
Burimi/Facebook/Selca Bajraku i Pare – Kelmend


Leave a Reply